E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon PS Duam pergjigje per gjithe paketen

"PS ka bërë një propozim shumë të qartë për të cilin duhet një përgjigje në interes të qytetarëve dhe të integrimit të vendit në BE. Edhe pse duhet thënë që ne jemi mjaft të qartë që Sali Berisha nuk e do integrimin e Shqipërisë në BE, sepse vetëm duke qenë larg BE-së, mund të mbajë në këmbë një qeveri të paaftë dhe injorante.

Gjithësesi, ne jemi të vendosur të çojmë deri në fund përpjekjet tona së bashku me qytetarët për ta larguar njëherë e mirë Shqipërinë dhe fatet për integrimin e vendit nga zullumet e zullumqarët e Saliut. Ne jemi të vendosur për të ofruar alternativën europiane, siç jemi të vendosur që ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Europa", tha Sajmir Tahiri, deputet i PS-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›