Malësi e Madhe, pranga 78-vjeçarit për hashash
Malësi e Madhe- Një i moshuar u shoqërua në polici, nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Ndalimi u bë nga policia e Malësisë së Madhe, sot gjatë një aksioni për asgjësimin e bimëve narkotike në këtë zonë.
“Policia asgjësoi sot 480 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, ndërsa shoqëroi një të moshuar, pronar i parcelës ku u gjet e kultivuar kjo sasi”- thanë burimet zyrtare të policisë lokale.
Sipas policisë, bima narkotike u zbulua në vendin e quajtur "Qafë Bordolec", në fshatin Tamarë, në komunën e Kelmendit, dhe parcela ku ishte kultivuar ajo i përkiste 78-vjeçarit Rrok Grishaj. Mësohet se i moshuari do të ndiqet penalisht për vepren penale “kultivim i bimëve narkotike”.