E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr mbeturinave, rrezikohet Ura e Bunës

Shkodër-I kanë vënë flakën mbeturinave, por zjarri ka rrezikur seriozisht Urën e Bunës në Shkodër. Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë me dije se persona ende të paidentifikuar kanë dashur të djegin mbeturinat e hedhura pranë Urës së Bunës, por situata ka dalë jashtë kontrollit.

Banorët, që kanë qenë në ato momente pranë urës kanë njoftuar të alarmuar policinë dhe zjarrfikësit. Forcat e posaçme kanë mbërritur brenda një kohe shumë të shkurtër në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë në kontroll situatën. “Për fat ndërhyrja ishte shumë e shpejtë, pasi flakët rrezikon urën, duke qenë se është edhe prej dërrase”- thonë burimet nga Shkodra.

Gjatë kësaj kohe nuk janë lejuar të qarkullojnë automjete apo këmbësorë përgjatë urës. Bllokim që ka vijuar për më shumë se 30 minuta.

Ndërkaq, banorët kanë shprehur me kohë shqetësimin për mbeturinat që hidhen gjithandej, edhe buzë bregut të liqenit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›