Pitt-Jolie, blerje të "çmendura për fëmijët
Ndoshta për gëzimin e pamasë nga lindja e binjakëve, ndoshta për 14 milionë dollarët e marrë nga shitja e fotove ekskluzive për të sapolindurit publikuar sot në “People”( që sidoqoftë do të shkojnë për bamirësi), nuk dihet saktësisht.
Por, Angelina Jolie e Brad Pitt kanë bërë marrëzira dhe nuk kanë llogaritur asgjë nga blerjet e një jave për fëmijët e tyre.
Sipas revistës “Magazine Ok” , që i ka kapur duket bërë shoping nëpër butikë të ndryshëm për fëmijët e sapoardhur në dritë, Angelina nuk ka rezistuar dot. Ajo ka blerë dy veshje të mahnitshme Burberry; pastaj si një nënë e mirë, për të mos krijuar qejfëmbetje tek të tjerët ka blerë veshje edhe për fëmijët e tjerë, Maddox, Pax, Zahara e Shiloh.
Ndërkohë, babai Brad është shqetësuar gjithë kohën për arredimin e dhomave të fëmijëve;
“Brad do të dhomë plot me sende dhe me ngjyra shumë delikate, një mobilim me stilin e viteve ’60-të”- ka thënë një zë i afërt me çiftin.