E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje nxjerr në shitje shtëpinë e Hashim Thaçit

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një shitje simbolike të shtëpisë së Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me një vlerë prej 26 mijë e 300 eurosh. Shtëpia, 1 500 metra katrorë, në Veterrnik, Prishtinë është shitur nën kosto, duke simbolizuar shitjet me vlerë minimale që qeveria e Kosovës po u bën pronave publike të vendit. Me një pankartë Prona në shtije, çmimi 26 mijë e 300 euro, aktivistët e Vetëvendosjes nuk kanë qëndruar gjatë para shtëpisë së Thaçit, sepse u penguan nga një rojë e këtij objekti, madje ky i fundi sulmoi edhe gazetarët duke i ndjekur me shufra hekuri. I riu mbronte  me këmbëngulje edhe rrugën para derës së Kryeministrit, që sipas tij është po ashtu private, jo vetëm shtëpia. Aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se nuk duhet shitur prona publike, e aq më shumë të nënvlerësohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›