E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Robit, mbivendosja në vitin 2009

Hetimi

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin e Agjencisë Kombëtare të Pronave, teksa janë shfaqur dhjetëra parregullsi për “kthim prone”. Abuzimi i fundit i ish-zyrtarëve të AKP-së është trualli në zonën e “Malit të Robit” nga ku dyshohet se janë mbivendosur dhjetëra dynymë. Dosja është regjistruar në fillim të vitit 2009 në Prokurorinë e Tiranës dhe gjatë kësaj kohe janë kryer një sërë procedurash, duke marrë në pyetje përfituesit e pronave dhe ish-pronarët. Këta të fundit nuk kanë pasur asnjë dijeni të veprimeve të AKP-së, ndërsa përfituesit kanë shpjeguar se e kanë blerë pronën me të gjitha dokumentet e mundshme. Tashmë grupi hetimor duhet të vendosë nëse do të marrë të pandehur personat nën hetim, ish-zyrtarët e AKP-së.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›