"Mali i Vashes", Rrefimi i nje legjende qe vjen nga shekujt Eglantina Nasi
Nje legjende qe vjen nga shekujt, permes vargjesh. E qe na sjell prane kohes kur ne emer te shqiptarise beheshin heroizma. Pikerisht, tani, ne vigjilje te kremtimit te pervjetorit te 100-vjetorit te Pavaresise se vendit. Per me teper, shkruar nga nje njeri, i cili tregoi se sa e deshi kete vend, permes artit qe i fali ... "Mali i Vashes", drama me e re historike, me plot 35 personazhe, mberrin si nje dhurate per te gjithe shqiptaret nga nje aktor i madh qe luajti me shume dashuri per ta me vite te tera ne skene, i ndjeri Efraim Gashi. Sic do ta cilesoje edhe shkrimtari Primo Shllaku, ne parathenien e vepres, "i goditur prej shtetit te vet, dhe i shtyre fort prej deshires per ta pasur teatrin edhe ne qeline e burgut, Efraimi do t'i therriste urtesise. Do t'i largohej epokes se vet, forcave politike te kohes se vet, do te dilte ne nje kohe te askujt dhe do te niste ate pak rrefim qe te lejojne keto dy koordinata. Iu soll nje legjende elbasanase qe lidhej me kohen e Skenderbeut, ndoshta idese se rithemelimit osman te ketij qyteti. Perplasja mes shqiptareve dhe osmaneve eshte e amortizuar prej ndjenjes realiste te epersise se forcave, por aspekti moral dhe shpirteror, mbetet i tendosur dhe i jep skeletin drames". Duke shtuar, me tej, se drama e tij duhet te kthehej ne vetvete ne nje pyetje retorike, ne nje ngacmim pyetes, mbas te cilit, njerezit, duhej te fillonin kerkimin me vete dhe shume ngadale pergjigjen qe kishte brenda katarsisin...
Nje vashe shqiptare, qe hidhet nga maja e malit, vetem per te mos rene ne duart e turqve. Jenicere te harbuar qe i cmend nje akt i tille trimeror, tipik i ketij vendi qe s'ka rene kurre ne duart e te tjereve. Nje mesim i madh, qe na mberrin nga historia e qe aktualizohet permes nje drame fisnike dhe te shkruar me shume klas, ne nje vit te shenuar si ky. Gjithcka, duket se flet per nje harmoni te magjishme, mes artit te te shkruarit, fakteve historike, ballafaqimit me te tashmen dhe autorit te ndjere, qe i beri te gjitha se bashku per te na i sjelle si nje kolazh mbreselenes. Si nje mesazh per endrrat e prera ne mes, por qe nuk mund te shuhen kurre ...
Drama, amaneti qe me la im ate
Flet per "KJ" Arsa Gashi, vajza e autorit te vepres, Efraim Gashi
Arsa, po mbaj ne duar librin qe ka shkruar babai yt ...
- Po. Ky liber eshte ne vetvete, realizimi i nje amaneti qe ai me ka lene ...
Me thuaj dicka rreth tij ...
- Ky eshte nje doreshkrim qe ai e ka bere gjate kohes kur ka qene ne burg. E ka mesuar historine qe rrefehet, nga nje plak qe ka qene aty dhe u frymezua prej saj, duke shkruar edhe kete drame. Eshte nje drame ne vargje, e stilit shekspirian, keshtu eshte vleresuar, me plot 35 personazhe. Parathenien e kesaj drame e ka bere Primo Shllaku. Ndersa regjine dhe venien e saj ne skene ne kuadrin e 100-vjetorit te pavaresise, do ta beje Bruno Shllaku. I pari eshte shkrimtar, ndersa i dyti, aktor-regjisor. Qe te dy, femijet e Lec Shllakut, te njohurit regjisor, Artist i Popullit.
Ka qene pikerisht ai qe e ka promovuar le te themi, dhe ne veprat e tij, babai im ka qene ose ne rolet me te rendesishme, ose ato kryesore. Kujtoj ketu se im ate ka qene ne fillimet e karrieres se tij ne Teatrin "Skampa" ne 1962-in, deri me 1968-en, pastaj u burgos per agjitacion dhe propagande e bashkejetoi me ferrin e qelise per 17 vjet. Nuk e vazhdoi me karrieren e tij, thjesht shkruajti.
Po kjo veper, kur eshte shkruar prej tij?
- Ky ne fakt, eshte nje doreshkrim i tij, i bere ne burg, ku mori rrefimin dhe frymezimin nga nje plak qe e dinte historine e Malit te Vashes ne Elbasan. Kjo veper eshte nje amanet...
Nje kombinim vertet interesant ky, per ju qe e keni kurorezuar kete drame.
- Po. E bukura qendron ne faktin se ngaqe babai im bashkepunimin e tij me te madh ne art e ka patur me Lec Shllakun, tani ne femijet e tyre, une e bija e Efraimit dhe Primo e Bruno, bijte e tij, jemi duke i dhene jete vepres se tij....
A mund te na thoni se kur do te vihet ne skene drama?
- Ne fakt, nuk eshte percaktuar ndonje date kur ajo mund te vihet ne skene, por kam pershtypjen se kjo do te behet ne vjeshte. E kjo pasi, nje gje e tille kerkon shume pune, pasi jane 35 personazhe e per me teper, qe flitet per nje periudhe tjeter historike, kerkon impenjim shume te madh. Drama do te vihet fillimisht ne skene ne Teatrin e Shkodres, por ne duam qe ta transmetojme edhe ne skenen e Teatrit Kombetar.
Ju vete, do te jeni pjese reale e kesaj drame?
- Une do te luaj rolin e Sofise, qe serviret fillimisht si personazhi kryesor. Por pastaj, ajo vdes nga agresioni qe pati nga jeniceret turq dhe pas saj, shnderrohet Marta, e cila hidhet nga shkembi dhe merr emrin mali.
Ne fund, nje vleresim per vepren e babait tuaj ...
- Nje shkrese e bukur, e marre nga arkivat e teatrit "Skampa", thoshte se atehere revista "Ylli" shkruante qe babai im i ngjante aktorit te njohur francez Zherard Filipi ... Me bukurine e fizikut dhe thellesine e mendjes, babai im nuk ishte vetem kulti i adhurimit tim, por edhe figura qe ne vitet e arta te karrieres se tij, solli revolucion ne shoqeri dhe mbolli dashurine dhe respektin e shume njerezve te tjere...
Fjalet dedikuese te vajzes ...
"Ashtu sikur me dhe gjakun qe kam,
Sikurse me transmetove dijet,
Ashtu me le dhe deshiren,
Per te perfunduar vepren tende te fundit ...
Babait tim, Arsa Gashi"