E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani ne proven e zjarrit

Tani ose kurrë më. Te Milani e kishin të qartë që për shumë arsye, muaji shkurt ishte vendimtar për pretendimet e skuadrës në të gjitha frontet. I quajturi ndryshe “tur i forcës”, nisi në mënyrën më të keqe me humbjen përballë Juventusit, që kompromentoi dukshëm ambiciet e kuqezinjve në Kupën e Italisë.
Por, tani është koha për të hedhur pas shpine disfatën 2-1, pasi tashmë luhen dy ndeshje në katër ditë, për të mos I dhënë lamtumirën të gjithë trofeve. Sot skuadra e Alegrit luan në kampionat, në fushën e Udinezes, ndërsa të mërkurën vjen sfida me Arsenalin në Champions League.
Milani nuk fiton prej tre ndeshjesh, por Masimiljano Alegri nuk pranon të flitet për krizë. Trajneri është optimist pavarësisht 13 mungesave me të cilat Milani paraqitet në sfifën në “Friuli”, ku natyrisht mungesat më të rëndësishme janë ato të Zlatan Ibrahimoviç dhe portierit Abiati.
Misioni bëhet edhe më i komplikuar kur kujton se në shtëpi, Udineze ka regjistruar 10 fitore dhe vetëm një barazim, ndërsa Alegri i ka të qarta edhe problemet fizike të skuadrës dhe ka kërkuar përqendrim maksimal.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›