Guardiola nuk dorezohet

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka deklaruar se skuadra e tij ndodhet në një situatë ekstreme dhe duhet të fitojë çdo ndeshje të mbetur të La Ligas spanjolle, nëse do të fitojë titullin e katërt radhazi. Kampionët e Europës kanë 7 pikë më pak se Reali I Madridit në klasifikim dhe luajnë përballë Osasunas.
“Ndodhemi në një situatë ekstreme dhe e kemi të qartë që fitoja është rezultati I vetëm, I cili na lejon të qëndrojmë deri në fund në garën për titullin. Do të kërkojmë tri pikët duke luftuar dhe duke besuar. Përmbysja e disavantazhit me 7 pikë është I vështirë dhe detyra jonë do të vështirësohej edhe më shumë nëse diferenca rritet. Gjithsesi, nuk do ta lë skuadrën të dorëzohet deri sa të përgëzoj fituesin, në rast se ndonjë skuadër na mund”- u shpreh Guardiola
Guardiola pranoi se do të dëshironte që Barça të ndodhej më pranë Realit në klasifikim, megjithatë ai I kujtoi të gjithëve arritjet e katalanëve në këtë sezon, duke e vënë theksin te finalja e Kupës së Mbretit dhe faktit që deri më tani “blaugranat” kanë fituar tre trofe.
Trajneri foli edhe rreth faktit që Reali I Madridit I kyçi dyert e stadiumit “Santiago Bernabeu” për finalen e Kupës së Mbretit, duke thënë se e mirëkupton këtë vendim.
Ndërkohë, mediat iberike kanë bërë të ditur se Guardiola ka vendosur të rinovojë kontratën me Barcelonën dhe do të qëndrojë edhe një tjetër sezon në krye të skuadrës, ndërsa tashmë mbetet vetëm firma.