Tirana kujton 92 vjetorin e shpalljes Kryeqytet
92 vjet me pare, qeveria e sapo krijuar e Sulejman Delvines zgjedh si kryeqytet te Shqiperise, Tiranen. Anetaret e Keshillit te Larte, se bashku me pjesetaret e qeverise dhe Keshillit Kombetar hyne ne Tirane, duke filluar keshtu jeten e Tiranes si kryeqytet, me 11 Shkurt 1920. Ne perkujtim te kesaj date historike dhe ne jubileun e 100-te te Pavaresise se Shqiperise, Bashkia e Tiranes me mbeshtetjen e Muzeut Historik Kombetar organizuan konferencen historike me teme: "Tirana, ne 100 vjetorin e shpalljes se Pavaresise". Ne kete konference u evidentua kontributi i Tiranes dhe figurave te saj, ne kete ngjarje Kombetare. Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha tha se krahas kujtimit te kesaj date historike per Tiranen dhe nderimit te vepres atdhetare te familjeve te shquara dhe patriotike te Tiranes, eshte momenti per te filluar projektimin e Tiranes Europiane. Ky eshte nje moment per t'u ndalur, kujtuar se cfare ka ndodhur 92 vjet me pare dhe per t'u perulur me nderim, respekt dhe mirenjohje para vepres atdhetare te familjeve te shquara dhe patriote te Tiranes, Toptaneve, Gjinaleve, Kalliu, Beshiri, Petrela, Bakiu, Turdiu, Jarani, Preza, Llagami, Fortuzi, Dalliu, Myderizi, Mara, Ndroqi, Hallulli, Kellici, Karapici, Stermasi, Begeja e shume te tjere, por eshte po keshtu momenti per te filluar projektimin e Tiranes europine, si nje kryeqender te denje te shqiptareve.