E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holande tronditet Tvente

Tvente humbi rastin që të ngjitej në krye të Eredivises holandeze, ku mund të kalonte PSV-në dhe AZ Alkmarin, pasi pësoi humbjen e parë në shtëpi në 27 vjet në kampionatin elitar përballë Herakles.
Dygolëshi i realizuar nga Everton Ramos da Silva dhe rrjeta e Darl Dagllas I dhanë miqve fitoren e papritur me shifrat 3-2. në anën tjetër, Luk De Jong shënoi dy herë për vendasit, por Tvente nuk arriti të marrë qoftë edhe 1 pikë, duke u detyruar të qëndrojë në vendin e tretë të klasifikimit.
Everton hapi serinë e golave në të 33-të, me një devijim me kokë pas harkimit nga Armentos dhe mposhti portierin Mihajlov. Me tifozët vendas që ishin në ankth, pas disa rasteve të humbura, Tvente arriti të përgjigjej në të 73-ën, me De Jong.
Por, në momentin kur të gjithë prisnin rrjetën e fitores, vendasit I dhuruan dy gola kundërshtarëve: fillimisht Dagllas përfitoi nga një gabim I mbrojtjes, kur kishin mbetur edhe 10 minuta lojë, ndërsa më pas portieri Mihajlov bëri një gafë fëmijënore dhe braziliani everton nuk e kishte të vështirë të shënonte.
De Jong shënoi sërish për Tventen në minutën e tretë të kohës shtesë, duke shkurtuar diferencën në 3-2, por Herakles arriti të ruante avantazhin dhe festa e presidentit të klubit, Jan Shmit në fundin e takimit, tregoi se sa shumë vlera ka kjo fitore e papritur.
Me këtë triumph, Herakles mbetet I dhjeti në klasifikim, ndërsa Tvente pësoi disfatën e parë në shtëpi prej vitit 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›