FMN rekomandon rritjen e normës së borxhit të jashtëm
TIRANE- Fondi Monetar Ndërkombëtar rekomandon rritjen e normës së borxhit të jashtëm dhe uljen e borxhit të brendshëm.
Përfaqësuesit e FMN-së kanë zhvilluar paraditen e sotme, pa praninë e medias, një takim me anëtarët e Komisionit të Ekonomisë, ku kanë qenë prezent vetëm deputetët e mazhorancës.
Deputeti i PD, Shefredin Shehu ka deklaruar për NEWS24 se në takim u diskutua për zhvillimet fiskale të vitit që shkoi dhe parashikimet për vitin 2010, për masat që duhen marrë për të mbajtur stabilitetin ekonomik.
Sipas Shehut, FMN rekomandoi rritjen e normës së borxhit të jashtëm dhe uljen e borxhit të brendshëm. FMN ka kërkuar që bankat shqiptare të vazhdojnë të financojnë biznesin.
Po sipas deputetit të mazhorancës FMN ka pranuar se Shqipëria ka pasur rezultate ekonomike më të mira se fqinjët.
Përfaqësues të FMN kanë zhvlluar këto ditë takime me kryeministrin Berisha, Ministrin e Financave Bode dhe Guvernatorin e BSH, Ardian Fullani ndërsa pas takimit të sotëm në Komisionin e Ekonomisë pritet edhe një konferencë për shtyp.
(e.n/BalkanWeb)