E Diel, 1 Nëntor 2026

Pirateria, TvALB vazhdon të vjedhë NEWS 24 në SHBA

TIRANE- Pirateria eshte nje fenomen qe vazhdon te rrezikoje televizionet shqiptare. Madje eshte shtrire dhe ne Shtetet e Bashkuara të Amerikes. Prej me shume se nje viti agjensia Tv.ALB, me gjithe paralajmerimet, vazhdon te vjedhe sinjalin e televizionit NEWS 24 dhe ua shet ate shqiptareve qe banojne SHBA permes rrjetit kabllor. Per te mesuar te rejat me te fundit se cfare ndodh ne vendin e tyre shqiptaret e Amerikes jane duke paguar nje sherbim te vjedhur. 
(në foto News24 edhe pse paguhet nga abonentet, grabitet nga TvAlb)

Tv.ALB  ka nenshkruar nje marreveshje kater vjet me pare me televizionit NEWS 24 per te beret e mundur realizimin e ketij sherbimi. Por kjo kontrate nuk eshte realizuar ne asnje pike te saj nga Tv.ALB . Perfaqesuesit e kesaj firme te kontaktuar nga News24 pranuan gabimin duke fajesuar nje ish-punonjes te tyre, por situata e piraterise vazhdon. Ne keto rrethana televizioni NEWS 24 eshte i detyruar t'i drejtohet drejtesise per ti dhene fund kesaj vjedhjeje.

NEWS 24 siguron shqiptaret qe banojne ne SHBA se sinjalin e ketij televizionit do e shikojne permes nje sherbimi me cilesor, sigurisht te ngritur jo mbi vjedhje. Gjithashtu NEWS 24 deklaron se pronaret e agjensise Tv.ALB  nuk tregojne asnje vullnet per te hequr dore nga kjo vjedhje dhe do të vazhdoje denoncimin e saj me nje fushate ne te gjitha mediat e kompanise ku ben pjese televizioni NEWS 24.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›