Fëmijët e helmuar me bar miu, jashtë rrezikut për jetën
ELBASAN- Janë jashtë rrezikut për jetën 4 fëmijët e vegjël në fshatin Bradashesh të Elbasanit të cilët u helmuan si pasojë e konsumimit të barit të miut që gjendej i hedhur pranë vendit ku po luanin të vegjëlit.
Fëmijët janë të moshave nga 2 deri në 8 vjec, dhe u dërguan me urgjencë në spitalin kirurgjik të Elbasanit nga ku u transferuan më pas drejt Pediatrisë së QSUT-së në kryeqytet për mjekim me të specializuar.
Të miturit, pjestarë të dy familjeve me mbiemrin Petrela kanë qenë duke luajtur pranë oborrit të banesës së tyre private dhe pasi kanë gjetur pranë koshit të plehrave një qese me kokrra bar miu, e kanë konsumuar atë, ndërsa shenjat e helmimit mësohet të jenë shfaqur menjeherë.
Sapo janë pikasur nga prindërit, fëmijët janë dërguar me urgjencë në spitalin kirurgjik të Elbasanit e më tej drejt Pediatrisë së QSUT në Tiranë, ku shfaqen ende në gjëndje të rëndë.
(e.n/News24/BalkanWeb)