E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthim i gjeneralit dhe ushtrise se vdekur...

Megjithse kane kaluar kohe qe kur Kadare ka shkruar librin "Gjenerali i ushtrise se vdekur", romani sikur po perseritet. Po te thuash te njejtit personazhe te shkrimtarit marrin pjese dhe tani,ne mijevjecarin e ri,por ata kane nderruar rrole, dhe sic duket po luajn lojen, e ka kush e ka.Ne roman takojme njerez te nje populli te vogel,por krenar per luften qe ka bere, te cilet dinin te respektonin traditat,te respektonin mikun, te respektonin te vdekurit, qofshin dhe armiq. Ne roman takojme nje gjeneral te huaj, i cili kishte ardhur te marre eshtrat e ushtarve te vrare te vendit te tij,dhe nje prift qe e shoqeronte gjeneralin, duke bere ritet e fundit fetare te atyre qe nuk jetonin me. Ndofta shkrimtari po te ulej te shkruante perseri romanin, ne vend te njerezve qe i perkisnin nje populli krenar per historine e tij, do vinte ca njerez te cilet jane gati te shesin heronjte e tyre, jane gati te shesin varret e gjysherve te tyre, te shesin varret e baballarve te tyre, ne kembim te nje shume eurosh, me te cilen mund te blihet buka, por mund te shitet nderi. Ne vend te nje gjenerali kokekrisur dhe aventurier, autori do vinte ndoj diplomat i cili ploteson me se miri direktivat e shefave te tij, e gjeneraleve te tij.
Dhe ne romanin e mijevjacarit personazhi anonim nuk do ishte gjenerali Zeta, por nje klerik. Nen petkun e tij ai do abuzonte me sa te mundej, i mbrojtur nga eproret dhe nga shteti,dhe faji si gjithmone do mbetej anonim. Ne rolin e plakes e cila vuante nga dhimbja qe i kishte shkaktuar gjenerali 1 e 82 i gjate, do vihej dhimbja e dhjetra e dhjetra banoreve qe nuk dine se ku kane shkuar kockat e te parve te tyre. Por ndofta do vihej dhimbja e nje kombi i cili po neperkembet nga pushtetaret e tij,te cilet nuk bejne gje tjeter vec se sehir ne kembim te ndoj vize,apo te ndoj biznesi personal. Ata qe vehten e quajne blu,ata qe vehten e quajn roze, ata qe therrasin se do qeverisin me duart te pasterta, ata qe therrasin se mbrojne te ardhmen, po shkruajne faqet e romanit te tyre te turpit. Faqet e nje romani i cili mund te kete titullin; " Histori e zeze e mijevjacarit te ri"...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›