Mbi varret e shkelura,në Përmet , takova ushtarin e rremë
M'u faneps mbrëmë në ëndërr, ushtari i rënë në kush e di cilën luftë. M'u faneps i tubullt, një mishmash uniformash, armaturash, helmetash, gradash e ku di unë çfarë. U ç'faq krejtësisht apokaliptik si kurrë se kisha përfytyruar një ushtarë. Ndërsa bëhej gati për gjumin e përjetshëm, në vend të trupit zbuloi kocka e atëherë zbulova tmerrin. Nuk kishte kurrgjë me Maratonomakun, që rendi dikur për në Athinë, as me Herkulin e mitit, e përsëri m'u duk mitologjik, përbindësh por më mostruoz se qeni cerber që ruante portat e hadit. Ndryshe nga përbindëshi, ky kishte vetëm një kokë, një kafkë të vogël fëmije, që kishte vdekur nga turbekulozi, një trup me kocka gruaje të moshuar dhe krahë të vegjël të përkulur e rrëgjuar që kurrë nuk kishin mbajtur armë. Ani mund të më quani të çmendur por unë ashtu e pashë dhe m'u ngjeth mishi, e më keq akoma u bë kur ushtari foli. Ju betohem që nuk besoj te fantazmat, por fantzma e e ushtarit-fëmijë-grua, më detyroi të rrija sus e ta dëgjoja. Më tha se vinte nga Greqia, pavarësisht se kurrë nuk i kishte shkelur këmba në ato anë. Pastaj më tregoi se e kishin nxjerrë nga varrezat e kishës, për ta hedhur në një tjetrë varr me një përmendore të madhe që do t'i bënte hije. I kishin ndryshuar edhe emrin dhe koka nuk i rrinte mirë në një qafë të huaj.
Dy herë kishte tentuar të arratisej nga ky rekrutim, por kapelani me raso dhe ky fort i çuditshëm e kishte penguar duke e mbyllur në kuti metalike vogla, më të vogla se djepi që e kishte përkundur. I kishte kënduar në një gjuhë të padëgjuar, një farë kënge me zë të çjerrë, pasi mendja e tij prej fëmije mbante mend vetëm ninullat e nënës dhe ato të vagullta.
M'u ankua për një rumatizëm, që s'dihet se ku e kishte marrë, pasi ai vetë as që kishte pasur kohë të jetonte aq gjatë, e megjithatë kockat i dhimbnin. Më tha që s'mbante mend të kishte qenë në ndonjë ushtri, e megjithatë i kishin veshur rrobat e Spartanit Leonidha dhe donin ta paraqisnin si Odise para Penelopës. I shokuar thellë e pyeta nëse kishte dëgjuar për një luftë italo-greke, por më tha që kurrë nuk i kishte dëgjuar më parë këto emra dhe as e kuptonte çfarë ishte lufta. Kapelani me raso i kishte përmendur edhe nja dy fjalë të tjera të padëgjuara si akte heroike, mbrojtje e atdheut, voiroepir.
Më erdhi keq për të se m'u duk sikur shante veten ngaqë nuk ua nxirrte dot kuptimin gjithë këtyre shprehjeve të mëdha, dhe thashë t'ia shpjegoja. I thashë që kishte gjasa që ai të ishte një ndër 150 grekët e rënë në një luftë që italianët e grekët e bënë në sheshbetejën shqiptare, por kështu m'u duk se u ngatërrua më keq. Atëherë vendosa t'ia shpjegoja më thjeshtë, në fund ai po qeshte. Mendoni një e qeshur skeleti, ku gjithë zhurma vinte nga kockat që përplaseshin ngeshëm me njëra tjetrën. Më tha se i vetmi akt heroik ishte momenti kur qe përleshur me kulishin, që mbanin në koliben e shtëpisë së tyre aty në Kosinë. Më tha që të vetmen luftë e mbrojtje të atdheut e kishte bërë, kur kishte qëlluar me gurë fëmijët e lagjes që donin të merrnin nga kumbulla e gjyshit. Të them të drejtën shtanga. S'ma mori mendja që ky skelet, të ishte kaq i papjekur. Në tesha, që siç tha ja kishin veshur, më dukej andart, por hiç s'paska qenë i tillë.
E pyeta në ishin shumë në ushtrinë e tij, po ai as që dinte të numëronte, por më premtojë që do thërriste shokët dhe sç lëshoi një piskamë, diçka mes zhurmës së erës që fryn mes bareve të varrezave dhe zërit të ndonjë bulkthi. Pa mundur ta ndal pashë të më vinin përballë, një, dy, tre e nja dhjetra ushtarë të ngjashëm. Ca me shpinë kurrizore të kërrusur përdorin pushkën si bastun, të tjera ende mendonin se mund t'i pëlqenin ndokujt, andaj pispilloseshin si të ishin njerëz.
Qëndruan ashtu para meje, jo gatitu, pasi as njëri nuk kishte qenë në ushtri, po si mundën, këmbë kryq si pleqtë e moçëm, a kokë ulur si nuse të sapoardhura në shtëpi të dhëndërit. Filluan të flisnin njëherësh, ankoheshin qaheshin, kërkonin apelim e mallkonin një zëri. Ata kurrë nuk kishin bërë asgjë për t'i zgjuar nga i përmotshmi gjumë, e megjithatë i kishin zgjuar.
Njëri më tha se nuk donte që mbi kokë të kishte asnjë përmendore betoni, por vetëm pllakën e varrit që kishte lënë amanet. Një tjetër qahej se e kishin ndarë nga të bijtë që verëtë ishin vrarë në një luftë, por ajo nuk quhej "italo-greke"e me ç'mbante mend ai nuk kishte asnjë emër.
U thashë se në bazë të të gjitha gjasave duhej të ishte bërë ndonjë ngatërresë e mjafton t'i paraqitnin ankesat e tyre kapelanit dhe gjithçka zgjidhej. Por sapo unë përmenda emrin ata filluan të dridheshin, sikur i shkundin përdhunisht, sikur u kishin shkelur fytyrën me një këpucë të bërë pis, u kishin prerë me dhunë mustaqet në kohë të rinisë, a u kishin marrë erzin duke i përdhunuar kur ishin ende vasha, se nëse nuk e thashë kishte ndër to edhe gra.
Nuk mund a t'i pyes sç qe, se m'u në atë kohë u shfaq kapelani. I verdhë, me një fytyrë prej meiti, me një rrobë të zezë e një gjuhë edhe më të zezë. "Heshtni”, bërtiti, duke i kërcënuar se mund t'i shkishëronte. Pastaj i urdhëroi të rrinin gati këtu, siç u kishte hije ushtarëve të atdheut, e të ktheheshin në kutitë e tyre.
Këtu u zgjova. Paska qenë ëndërr thashë me vete dhe u mundova të qetësoja shpirtin e të flija sërish. Por ndreq gjumi nuk më merrte më. Ja mu aty para syve më rrinte kafka e pajetë e atij fëmije, që nga të dridhurat e erës, më fliste në një gjuhë pagane.”Në Kosinë mëkat i madh”, thoshte, "kanë dhunuar varret në Kosinë, tmerr na kanë fyer në Kosinë”.
Këtë emër se kisha dëgjuar kurrë më parë dhe tani po e dëgjoja për përdhunim varresh. Heu bre! U ngrita ndenjur e thashë mos e kamë nga vapa. Por nga dritarja e hapur frynte erë. Heu bre! Na kanë shkelur sërish e kësaj radhe mu në palcë. Na kanë vjedhur eshtrat, na kanë cënuar të vdekurit e tani si mund të fle i qetë. Gjumi më doli përfundimisht, ndërsa vrisja mendjen si mund të flerë prifti me raso Vasil. Thomallari, e të tjerët zhvarrmihës, hajdutë eshtrash. U lodha më kot deri sa m'u kujtua se kush prek gurin e varrit, nuk ka as besë as fe, ai s'mund të jetë njerëzor, nuk mund të besojë në kurrfarë Zoti, e jete të përtejme e në fund atë as që e bezdisin ëndrat e ndërgjegjes se ka fyer të vdekurit dhe ç'nderuar të gjallët. Gjumi më mori vonë, kur mu shfaqën vegimet e një rasoje që digjej në ferr.