E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bandat shtetërore dhe parashtetërore

Në Rusinë e Putinit, ashtu sikurse në mënyrë plastike nga tregon rrëfimi i vërtetë për Mikhael Khodorovskit dhe Yukos, organizmi i një kompanie është një gjë tejet joefikase. Në Rusinë moderne efikase është dhuna. Për çdo kënd që jeton në Rusi shumë më i efektshëm është anëtarësimi në ndonjë bandë, dhe plaçkitja e kompanisë nga pronarët e saj. Se a është kjo një bandë me emrin Kremlin, Shërbim Federal i Sigurimit, apo Ministri për Punë të Brendshme, është krejt e parëndësishme. Që të gjitha janë njësoj të efektshme. Nga Express më 18 dhjetor 2010 në ora 20:02

Në mesin e të rejave të fundit, u publikuan dy lajme, njëri pas tjetrit. I pari, se pas aksionit të protestave kundër ndërtimit të një hoteli luksoz në rrugën Malaj Kozihinski, në qendër të Moskës (investitori kryesor i të cilit është Nikita Mihalkov), në paraburgim u mbajt koordinatori i lëvizjes ‘Fronti i Majtë’, Sergey Udaljcov. E i dyti, se disa mijëra tifozë futbolli u shfaqën në sheshin moskovit Manjezni, disa qindra metra larg Kremlinit, dhe u rrahën furishëm me policë specialë. Përveç ruajtësve të rendit, nga turma e zemëruar e tifozëve e pësoi edhe stacioni i afërm i metrosë.

Edhe kryeshefi i policisë moskovite, Kolokoljcev, personalisht po e qetësonte masën e tërbuar, ndërsa kryetari i Komitetit Hetues të Hetuesisë të Federatës Ruse (Следственный комитет при прокуратуре Российской Федерации) Aleksandar Bastrikin, premtoi se me udhëheqësit e grupeve të tifozëve do të organizohet një takim urgjent.

Në San Petersburg po ashtu pati trazira në rrugë, e drejtë policisë u hodhën shishe, petarde dhe flakadanë të ndezur. Por, ajo që është më interesantja në këtë reportazh të shkurtër tek pason: Për shkak të rrëmujës në trafik, ndihma e paraparë për njësitet speciale nuk mundi të vinte në vendngjarje!
Vitin e fundit është tejet e pranishme një lodhje interesante e ligjit – ngase pushteti nuk i dënon trazirat masive. Dhe, jo vetëm që nuk i dënon, por edhe mundohet që të mos i vërejë.

Më 29 korrik 2010, një grup bukur i madh djelmoshash nga lëvizja antifashiste ‘Antifa’ e “bombardoi” me gurë ndërtesën e administratës lokale të qytezës Himki (afër Moskës), sepse (siç e sqaroi më vonë një pjesëmarrës anonim i grupit në një intervistë gazetarit Oleg Kasin) “Koncentrimi i së keqes në Himki ka tejkaluar masën e lejuar”. Doli që nuk ka kush që do të mund të mbronte administratën e as ndërtesën e saj. ‘Milicia’ (policia) po fshihej diku, popullata po brohoriste “urra!” plot gëzim, e ata që nën terin e natës viteve të fundit po thyejnë kokat e mbrojtëseve të pyjeve të Himkit thjesht u tretën.
Më 16 gusht 2010, në një stadium të vogël afër San Petersburgut, skinheads’ët sulmuan vrullshëm pjesëtarët e lëvizjes ‘Antifa’.

Nga të dyja palët fluturuan karrige të thyera dhe shishe të birrave, megjithëse skinheads nuk i lanë mangut as revolet me gaz. E pushteti u mundua me të gjitha forcat që nga e gjithë kjo që ndodhi të mos merrte vesh gjë.

Më 29 gusht 2010, në rok festivalin Tornado, në qytetin Mais, 80 djelmosha të qethur shkurt dhe gjysmë të zhveshur i sulmuan me purteka e me armë për traumatizim vizitorët e qetë të koncertit. Në video-xhirim shihet qartë një organizim shembullor i sulmit, por edhe një fytyrë e afërt me pushtetin lokal, e cila e udhëheqë aksionin. Megjithëse, përkundër gjithë kësaj, pushteti i frikësuar tërë ngjarjen e pahijshme e cilëson vetëm si një rrahje ordinere.
Më 2 tetor 2010, tifozët e CSK sulmuan në San Petersburg një veturë të policisë. Njëri nga ta madje shtiu me revole raketash drejt veturës, e një tjetër tentoi që të merrte një revole nga një polic. Në rrëmujën që u krijua, revolja shtiu vetvetiu, e polici që u plagos përfundoi në spital. Policia pastaj mohoi ekzistimin e çfarëdo incidenti.

Më 24 nëntor 2010, ndeshja futbollistike mes Spartakut dhe ekipit francez, Marselle, përfundoi me një betejë të përgjakshme në tribunat e stadiumit moskovit Luzniki. Reagimi i policisë ishte minimal.

Më 7 dhjetor 2010, një ditë pas takimit me Dagestanin, kur vdiq tifozi i Spartakut Jegor Sviridov, rreth 1,000 tifozë bllokuan trafikun, ngjashëm si aksidenti në Prospektin e Leninit. Policia moskovite, e cila me shumë vullnet i shpërndanë “marshimet e të papajtueshmëve”, në të cilat zakonisht marrin pjesë po aq demonstrues, për ndonjë arsye kësaj radhe u frikësua. Dhe, në vend që të përkujdesej për trafikun, u përkujdes për sigurinë e tifozëve.
Siç po shihet, mosdënimi i turmës po rrite nga dita në ditë. Kjo, sepse njësoj sikurse që aksidenti në trafik në Prospektin e Leninit (për të cilin fajtore u shpallën udhëtaret që e pësuan me jetë, e që po ecnin anës së djathtë të rrugës), dhe kur të gjithëve iu sinjalizua se “ata që ngasin vetura luksoze, dhe me drita rotacioni mbi, lirisht mund të shkelin qytetarët e zakonshëm pa u dënuar fare”, edhe hakmarrja e përgjakshme me vizitorët e pafajshëm të festivalit Tornado e dha një sinjal se, pushteti frikësohet të dënojë organizatorët e trazirave masive.

Por, çka po ndodh në të vërtetë? Ose, ndoshta pyetje më e drejtë është: pse po na ndodh kjo? Sipas meje, përgjigja është mjaft e thjeshtë: Rusia gjatë sundimit të Putinit është shndërruar në një ‘failed state’ (shtet të dështuar). Nëse në shtet nuk llogaritet një grup njerëzish që mund t’i merr punën cilitdo biznesmen, dhe që cilido kalimtar rasti ia merr jetën pa u dënuar, atëherë shteti në Rusi faktikisht nuk ekziston. Nëse si kriter e marrim nivelin e vrasjeve kriminale, i cili në Rusi është 40 të vrarë në 1000,000 banorë, dhe nëse atë e krahasojmë me disa shtete të Afrikës dhe Amerikës Jugore, në të cilat ka vite që mbretëron luftë qytetare ose kriminale, do të shohim se dallimet janë të papërfillshme.

Në shtetet që janë në proces të shpërbërjes, gjegjësisht në ato që kanë një
indeks të lartë si ‘failed states’, popullata organizohet nëpër banda, e në shtetet ku ky indeks është i ulët, popullata organizohet nga shteti. Popullata e shtetit në shpërbërje nuk ka ndonjë zgjedhje të madhe. Ose është, pashmangshëm, objekt i dhunës, ose, me hyrjen e saj në ndonjë bandë, bëhet subjekt i dhunës.
Meqë organizimi shoqëror në Kaukaz bazohet në principet e lashta të klaneve, ata ishin të parët që e kuptuan këtë gjë. Pastaj, edhe në gjithë Rusinë filluan të organizoheshin banda të ndryshme, si ajo Kuscovska, e cila njihet për nga vrasja masive që e kreu më 4 nëntor të këtij viti. Sipas parimit të bandave janë organizuar edhe policia dhe Shërbimi Federal i Sigurimit (FSB). Një nga variantet janë edhe bandat e tifozëve të futbollit. Opozita politike nuk është e organizuar si bandë, prandaj opozitarët edhe mund të arrestohet pa asnjë problem.

I paralajmërojë lexuesit se shkak i rebelimit të fundit të tifozëve ishte vrasja e tifozit të Spartakut, Jegor Sviridov, i cili u vra gjatë rrahjes me tifozët nga Kaukazi. Tani është vështirë të konstatohet se cila palë ia fillo e para rrahjes, dhe se kush ishte fajtor për të, mirëpo fakt është gjithsesi i saktë. Kur, pas hetimit mbi “gjurmët e freskëta” u arrestuan disa kaukazianë, përkthe stacionit policor në rajonin Golovinski, ku po mbaheshin ata, me një shpejtësi të pabesueshme filluan që nga të gjitha anët të vinin vetura me targa të Dagestanit. Dhe, të dyshuarit për vrasjen e Sviridov u liruan nga burgu.

Shtrohet pyetja: Përse të dyshuarit u lëshuan aq shpejtë në liri?
Përgjigja: Sepse në Rusi nuk ka shtet.

Nëse Jegor Sviridov – rastësisht – do të ishte një djalosh i zakonshëm, ose (të shprehem më banalisht) një qytetar i zakonshëm i Federatës Ruse, nuk do të kishte as trazira rrugore dhe asnjë telashe për pushtetin. Por, problemi është se Jegor Sviridov ishte pjesëtar i një bande të fuqishme të tifozëve.
Dhe, të kthehem prapë në çështjen e efektshmërisë së dhunës. Në shtetet ku dhuna nuk është e efektshme, popullata më me dëshirë organizohet nëpër organizata ose kompani. Ajo më me qejf e zgjedhë këtë rrugë për përfitimin e parave për vete. Në Rusinë e Putinit, sikurse që në mënyrë shumë plastike nga tregoi rasti i vërtetë i Khodorovskit dhe i Yukos, organizimi i një kompanie personale është gjë tejet e paefektshme.

Në Rusinë moderne efikase është dhuna. Për çdo kënd që jeton në Rusi shumë më i efektshëm është anëtarësimi në ndonjë bandë, dhe plaçkitja e kompanisë nga pronarët e saj. Se a është kjo një bandë me emrin Kremlin, Shërbim Federal i Sigurimit, apo Ministri për Punë të Brendshme, është krejt e parëndësishme. Që të gjitha janë njësoj të efektshme.

Meqenëse bandat e numëruara më sipër e plaçkitën pronën e vetë në vend, dhe e pastruan komplet opozitën politike, u tregua se konkurrentë të tyre më nuk janë as biznesmenët, e as politikanët opozitarë. Konkurrentë për ta tani janë bandat tjera. Për shembull, në Dagestan janë bandat e salafistëve, që aktualisht janë shumë më efikase dhe më të fuqishme se vetë shteti. E në Rusinë e sotme janë bandat e tifozëve.

Dhe, të kuptohemi, unë nuk mendoj fare se dhuna është gjithnjë e keqe.
Në këtë kuptim, edhe unë i përmbahem parimeve të standardeve të dyfishta, gjegjësisht, mendoj se pastori gjerman ka të drejtë, e njeriu kanibal jo. Kur ‘Antifa’ thyen xhama në ndërtesën e administratës në Himki, ose kur një anëtar i art-grupit ‘Rat’ (Арт-группа "Война" – një performans grup ky moskovit i artit rrugor) kërcen mbi veturat e Shërbimit Federal të Sigurimit (FSO), unë mendoj se kjo është gjë e mirë. E, kur skafistët me bomba e bëjnë copë e grimë metronë e Moskës, atëherë mendoj se kjo gjë është totalisht e keqe.

Po ashtu jam plotësisht e vetëdijshme se, sipas statistikave, në çdo një pastor gjerman vijnë të paktën 50 kanibalë, dhe se gjasat janë shumë më të mëdha që një turmë që me vete sjellë dhunë - dhe me të cilën do të përballemi gjithnjë e më shpesh në të ardhmen - do të jetë një turmë kanibalësh, e jo pastorësh gjermanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›