Shorti i Europa League, Napoli gjen Vilarealin
NION- Napoli-Vilareal, Sevilja-Porto dhe Benfika-Shtutgart janë tre nga çiftet më të forta të 1/16 të Europa League.
Përveç shortit të Champions, në Nion është hedhur edhe ai për kompeticionin e dytë për nga rëndësia në kontinent. Italianët e Napolit do të përballen me një skuadër shumë të vështirë, siç është Vilareali, që mban vendin e tretë në Spanjë.
Ndërkohë, short i vështirë edhe për Seviljen, që do të përballet me portugezët e Portos, aktualisht një nga skuadrat më të mira në kontinent dhe të drejtuar nga një talent i trajningut si ish-ndihmësi i Murinjos Vilas Boas. Një tjetër çift interesant është ai mes Benfikës dhe Shtutgartit, dy skuadra që kanë pak diferenca me njëra-tjetrën. Ndërkohë, i ka shkuar mirë Mançester Sitit, që do të përballet me Arisin e Selanikut, skuadrën ku luan edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Kristi Vangjeli. Sfida tepër e fortë parashikohet edhe ajo mes PSV Eindhoven dhe francezëve të Lilë, që për momentin janë duke kaluar një formë të shkëlqyer në kampionat.
Ndërkaq, një sfidë klasike është ajo mes Glazgou Rejnxhërs dhe Sportingut të Lisbonës, por edhe përballja mes Anderlehtit dhe Ajaksit. Takimet e para të Europa League do të zhvillohen më 15 dhe 17 shkurt, si edhe më 22 e 24 shkurt. Ndërkohë, finalja e këtij kompeticioni do të luhet më 18 maj në Dublin.
SHORTI
Napoli-Vilareal
Rejnxhërs-Sporting
Sparta-Liverpul
Anderleht-Ajaks
Pozhnan-Braga
Beshiktash-Dinamo
Bazel-Spartak M.
Yang Bois-Zenit
Aris-Man.Siti
Rubin-Tvente
Sevilja-Porto
PAOK-CSKA M.
Lilë-PSV
Benfika-Shtutgart
Bate-PSG
Metalist-Bajer L.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)