Mali i Zi dëbon djalin e Naser Kelmendit
PODGORICES - Liridon Kelmendit (30), djali më i vogël i narkbosit ballkanik, Naser Kelmendit, siç e cilësojnë mediat e Malit të Zi, i është dorëzuar vendimi për humbjen e të drejtës së qëndrimit në këtë shtet.
Vendimi, sipas mediave të Podgoricës, është marrë nga policia me urdhër të ministrit të Brendshëm, Rashko Konjeviq. Kelmendi u arrestua para dy ditësh në Ulqin, ku u dënua me 530 euro për kundërvajtje.
Nëse brenda 48 orësh nuk e lëshon vetë territorin e Malit të Zi, Kelmendi do të depërtohet. Sipas njoftimeve, atij i është ndaluar hyrja në Mal të Zi gjatë dy vjetëve të ardhshme.
(er.nu/indeks/BalkanWeb)