E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshje për kredi më të lira për punonjësit e policisë

Prishtinë (Start) - Të hënën më 15 dhjetor të këtij viti organizohet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit midis Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Raiffesen Bank J.C.
Qëllimi i këtij Memorandumi midis MPB së dhe Raiffeisen Bank është që të mundësojë dhënien e kredive më të favorshme për pjesëtarët e Policisë së Kosovës duke aplikuar norma të interesit sipas kushteve të specifikuara të këtij Memorandumi, përkatësisht të Raiffeisen Bank për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ku do të ofrohet zbritje prej 2 % nga norma standarde e interesit për kreditë.
Gjithashtu përmes këtij Memorandumi do t’i mundësohet Raiffeisen Bank të bëj instalimin e POS terminaleve për kryerjen e transaksioneve të pagesave përmes kartelave bankare nëpër stacionet dhe automjetet e Policisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›