E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi do të vendosë marrëdhëniet me Kosovën

Këtë fakt e ka konfirmuar zëvendëskryeministri malazez, Svetozar Maroviç, në një intervistë për gazetën “Dan”, duke theksuar se kjo është vetëm çështje kohe.

"Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe për këtë vendosja e marrëdhënieve diplomatike me vendin që e keni njohur është vetëm çështje kohe", është shprehur Maroviç.

Sipas tij, vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën do të diskutohet sapo të krijohen të gjitha kushtet e domosdoshme.

Ndërkohë, në lidhje me demarkacionin e kufirit, Maroviç tha se "Mali i Zi nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë fqinji të tij dhe mbetet deri në fund i përkushtuar që të gjitha çështjet, nëse ka të tilla, të zgjidhen me marrëveshje, duke u nisur nga detyrimet e ruajtjes së tërësisë territoriale dhe integritetit të Malit të Zi si shtet", ka theksuar ai.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›