Gjendet edhe një i mbijetuar nga tragjedia e Tisës
Këtë fakt e bën të ditur për Radion Evropa e Lirë ndihmësdrejtori për hetime në Policinë e Kosovës, Kadri Arifi. “Një nga 16 personat që ndodhen në listë e kemi të konfirmuar nga autoritetet austriake që ndodhet në një qeli paraburgimi të këtij vendi për kalim të paligjshëm kufiri”, deklaron Arifi.
Z. Arifi nuk dha asnjë detaj mbi identitetin e të gjeturit, përveç faktit që ai është në moshën e adoleshencës. Autoritetet austriake nuk kanë dashur të komentojnë në lidhje me këtë rast.
Varka e mbytur ditë më parë në lumin Tisa të Hungarisë transportonte 19 persona. Deri tani është konfirmuar vdekja e 5 personave; tre janë gjetur të gjallë në Hungari; ndërsa 10 të tjerët (pa adoleshentin) konsiderohen të zhdukur.