E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi ekstradonne Serbi te akuzuarinper krime lufte

PODGORICE- Pjesëtari i njësisë paraushtarake serbe ''Çakejtë'', Milojko Nikoliç, i akuzuar për krime lufte në fshatin Çushkë, në Kosovë, gjatë konfliktit të vitit 1999, u ekstradua nga Mali i Zi drejt Serbisë, njoftoi Interpoli serb.

Nikoliç, qytetar serb, u arrestua vitin e kaluar në Malin e Zi, pas një mandatarresti nga Interpoli.

Si pjesëtar i grupit ''Çakejtë'', Nikoliç dyshohet në përfshirjen e vrasjes së 44 shqiptarëve etnikë në fshatin Çushkë, pranë Pejës, në mesin e majit 1999.
(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›