Shkup, Barroso e Fule apel per zgjidhjene krizes politike
SHKUP- Delegacioni i lartë i Brukselit, i kryesuar nga kryetari i Komisionit Evropian, Joze Manuel Barroso dhe shoqëruar nga komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle kanë vazhduar sot turin e tyre ballkanik me Maqedoninë.
Sot paradite, në vilën "Ohrit" filloi takimi i Barrosos dhe Fyles me kryetarin e Qeverisë së Republikës të Maqedonisë, Nikolla Gruveski, ndërsa më pas është paraparë takim plenar i delegacionit të Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit Evropian.
Në kuadër të vizitës kryetari i Komisionit Evropian, Baroso me presidentin e Republikës të Maqedonisë, Gjorge Ivanov do të mbajnë ligjërata në temën "Në rrugën drejt integrimit në BE: Partner në reformat për ardhmërinë tonë të përbashkët evropiane".
Agjencia e lajmeve mia informon se në orët e pasdites janë paralajmëruar takime të Barroso me liderët e LSDM-së dhe BDI-së, Branko Cërvenkovski dhe Ali Ahmeti.
Vizita e dy zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian është shoqëruar dhe me masa të forta sigurie nga policia maqedonase. Zëdhënësi i Barosos, Mikael Karniçing në një deklaratë për Dojçe Vele dje tha se presidenti i Komisionit Evropian gjatë vizitës së nesërme në Maqedoni veçanërisht do të insistojë për nevojën e një lloj marrëveshje historike mes forcave të ndryshme politike dhe kulturore dhe kompromis për shkak të integrimit evropian të vendit.
"Qëllimi strategjik i vizitës të Barosos dhe komisionerit për zgjerim Shtefan Fyle në vendet e Ballkanit është shumë e qartë-që të përforcohet perspektiva e tyre evropiane", shtoi Karniçing.
Eurokomisari Stefan Fyle, përsëri, këtë javë, në debatin për rezolutën për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian në Strasburg, rekomandoi që Maqedonia ka arritur përparim të rëndësishëm në shumë sfera, por se duhet edhe më tej të punojë në reformat në dialogun politik, sistemin juridik dhe në lirinë e mediave. Gjithashtu ai theksoi se Maqedonia për momentin gjendet në udhëkryq të vërtetë.
Mes rekomandimeve që pritet të përcjellin është nevoja për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta, transparente dhe të lira në Maqedoni në pajtim me normat ndërkombëtare, si dhe për përgjegjësi më të madhe të të gjitha partive politike. Me vizitën në Maqedoni, Baroso dhe Fyle e përfundojnë turneun e tyre ballkanik.
(s.g/BalkanWeb)