E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA paralajmëron Iranin për uraniumin

Hillary Clinton / foto arkiv

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton, i ka bërë thirrje Iranit që të jetë i përgatitur për të ndërmarrë hapa konkretë”, sidomos në ndalimin e pasurimit të uraniumit në 20 për qind në raundin e ardhshëm të bisedimeve me fuqitë botërore.

Pasurimi i uraniumit në 20 për qind e sjell atë më afër shndërrimit në material që mund të  përdoret për bombë bërthamore.

Irani deri më tani ka përjashtuar ndalimin e pasurimit në nivelin prej 20 për qind, duke thënë se ai ka nevojë për këtë material për qëllime mjekësore dhe jo për armë bërthamore.

Bisedimet e Iranit me fuqitë botërore do të zhvillohen më 18 dhe 19 qershor në Moskë. / REL

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›