E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi ka dal nga recesioni

Nga Express më 23 shkurt 2011 në ora 19:10

Shefi i Misionit të Fondit Ndërkombëtar Monetar për Malin e Zi, Gervin Bel, deklaroi se Mali i Zi ka dalë nga recesioni dhe se këtë vit mund të pritet rritje ekonomike prej rreth dy për qind.

Me këtë FMN-ja e korrigjon parashikimin e nëntorit të vitit të kaluar se ekonomia malazeze do të jetë një nga ekonomitë më zhvillimore në rajon dhe se këtë vit rritja e tij ekonomike do të arrijë 4,5 për qind.

Korrigjohet edhe parashikimi për vitin e kaluar, sipas të cilit rritja ekonomike duhet të jetë 0,3 për qind, ndërsa vlerësimi më i ri i FMN-së është se bëhet fjalë për një rritje prej 1,1 për qind.

Shefi i misionit të FMN-së pas vizitës dyjavore në Malin e Zi tregon se industria dhe turizmi shënuan rritje në gjysmën e dytë të vitit 2010 dhe se në periudhën e ardhshme pritet rimëkëmbje e përshpejtuar, me përkrahjen e çmimeve të larta në tregun botëror dhe kërkesa për importin industria të Malit të Zi.

Drejt zhvillimit do të mund të kontribuojnë edhe projektet e reja në turizëm dhe kthimin e besimit për sistemin financiar, deklaroi Bel në Podgoricë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›