E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi kandidat për BE në fund të vitit?

PODGORICE - Raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, çarls Tonek, ka deklaruar se ekziston mundësia, që Mali i Zi të bëhet kandidat për pranim në BE, rreth fundit të këtij vit ose në fillim të vitit të ardhshëm. Ai i deklaroi shtypit malazez se "nuk e përjashton mundësinë" që Mali i Zi, këtë vit, ta fitojë statusin e kandidatit. "Pres raport të kënaqshëm të Komisionit Evropian, e i tillë do të jetë raporti im, nëse informacionet që i kam janë të sakta", tha Tonek dhe shtoi se, ndonjëherë mund të ketë edhe shtyrje, prandaj "fitimi i statusit të kandidatit mund të ndodhë edhe në fillim të vitit 2011".
Më 15 dhjetor të vitit 2008, Mali i Zi ka kërkuar statusin e kandidatit për pranim në BE, ndërsa në korrik të vitit 2009, e ka marrë pyetësorin e Komisionit Evropian, me 2178 pyetje.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›