E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci”, dëshmia: Leja për ndërtimin e fabrikës nga Mediu

TIRANË- Seanca për çështjen "Gërdeci", vijoi sot në Gjykatën e Tiranës me dëshmitarët e prokurorisë.
Ish -komandanti i logjistikës në repartin ushtarak të Gërdecit, Ylber Dogjani dëshmoi sot lidhur me urdhërat e lëshuara nga Ministria e Mbrojtjes për dhënien me qera të një hapësire toke brenda repartit për ndërtimin e fabrikës së demontimit të municioneve luftarake, duke deklaruar se ato kishin mangësi ligjore. “Leja për ndërtimin e fabrikes për demontimin e municioneve në Gërdec, eshte dhënë nga Ministri të Mbrojtjes të asaj kohe Fatmir Mediu në kundërshtim me ligjin e urbanistikës, pohoi Dogjani, aktualisht, shef i shtabit të doktrinës se stërvitjes.

Dogjani ka deklaruar se në datën 5 prill të vitit 2007 ishte njohur me urdhrin nr 550 të Ministrisë së Mbrojtjes, në bazë të të cilit, komanda e bashkuar duhej ti vinte në dispozicion një siperfaqe 200 metra katror terren një firme private, dhe duhej ta lejonte të ndertonte fabriken e demontimit në Gerdec. “Urdhri i Ministrit të Mbrojtjes, të asaj kohe, Fatmir Mediu, kishte mangësi të theksuara ligjore në pikën e dhënies se lejes për ndërtimin e kësaj fabrike”-ka theksuar ish-Drejtor i logjistikes në seancën e sote të procesit gjyqesor për tragjedinë e gërdecit.
Dogjani ka sqaruar me tej se leja per ndërtimin e një objekti duhet dhënë nga pushteti vendor, në këtë rast nga Bashkia e Vorës, dhe nuk është në kompetencë të forcës së komandës së bashkuar. Dogjani u shpreh gjate seancës në Gjykaten e Tiranes se për këto probleme që ka vërejtur, i kishte dërguar shkrese ministrit te Mbrojtjes, ne datën 3 maj 2007, por nuk kishte marre asnjëherë përgjigje. Gjyqi per tragjedine e 15 marsit 2008, ka vijuar ne gjykaten e Tiranes me te tjera deshmi.

Çështja "Gërdeci" numëron 29 të pandehur që në pjesën më të madhe janë ish- funksionarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.
Të pandehurit në këtë proces akzuohen si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur më 15 mars të vitit 2008 në ish- fabrikën e demontimit të municioneve luftarake në fshatin Gërdec të Tiranës, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, humbën jetën 26 persona, shumë të tjerë mbetën të plagosur dhe u krijuan dëme të mëdha materiale në zonën përreth.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›