Sfondi rus i një grushti shteti
Sikur Moska zyrtare të mos ishte ngutur të përshëndeste me urgjence dhe ta njihte faktikisht qeverine e re që solli në pushtet grushti i shtetit i 7 prillit në Kirgistan, në qarqet diplomatike do të vazhdonin ende të vërtitnin lupën e analizës mbi enigmën se kush qëndron prapa ngjarjeve të përgjakshme në ish-republikën sovjetike të Azisë Qendrore. Vetekspozimi diplomatik i Moskës është aq domethënës, saqë merr në përmbajtjen e vet përgjegjësinë e një sponsorizimi dhe mesazhin e një proteksioni rus mbi atë që po ndodh në Kirgistan.
Burimet e bindjes për një sfond rus të grushtit të përgjakshëm të shtetit janë të larmishme, por interesante bëhet sepse të gjitha palët të çojnë drejt kësaj bindjeje. Kryeministri i Kirgistanit, Danijar Usenov deklaroi më 7 prill se një nga udhëheqësit e opozitës që organizoi revoltën e përgjakshme antiqeveritare, zhvilloi një takim me kryeministrin rus, Vladimir Putin, para se të shpërthente revolta, dhe mori miratimin rus për të realizuar kryengritjen. Vetë presidenti i larguar nga pushteti me dhunë, Bakijev akuzoi "forcat e jashtme", po pa guxuar të nominojë shtetin përkatës. Zëdhënësi i presidentit të Gjeorgjisë, Manana Manigaladze deklaroi më 8 prill se "me gjithë përgënjeshtrimet e Moskës, është absolutisht e vërtetë, sipas informacioneve tona, që Rusia është duke ndërhyrë brutalisht në punët e brendshme të Kirgistanit dhe po përpiqet të luajë lojëra gjeopolitike në kurriz të popullit kirgiz".
Por le të shohim dhe pohimet e palëve proruse. Omurbek Tekebajev, ish-kryetar parlamenti dhe tani anëtar i qeverisë së re të përkohshme të krijuar në Bishkek, deklaroi hapur se "Rusia luajti rolin e saj në largimin e Bakijevit". Emocioni i tij nga përkrahja ruse shkoi deri atje, sa ai i tha agjencisë Rojter se "Ju e patë shkallën e gëzimit të Rusisë për largimin e Bakijevit".
Ajo që bie shumë në sy, dhe më kryesorja, është vetë shpejtësia me të cilën veproi Kremlini, i cili edhe kur presidenti Bakijev zyrtarisht ishte ende në fuqi dhe nuk kishte pranuar të jepte dorëheqjen dhe as t'i dorëzonte pushtetin udhëheqësve të grushtit të shtetit, nxitoi të konfirmonte njohjen dhe proteksionin mbi qeverinë e re. Vetë kryeministri Vladimir Putin mori në telefon brenda ditës kryetaren e qeverisë së re të përkohshme, Roza Otunbajevën, dhe siç deklaroi publikisht zëdhënësi i kryeministrit rus, "është veçanërisht e rëndësishme që bisedimet me Otunbajevën u zhvilluan në cilësinë e saj si kryetare e qeverisë së besimit kombëtar". Kryeministri rus i shprehu mbështetjen dhe premtimin për ndihma dhe dërgoi me shpejtësi dy batalione forcash speciale parashutistësh në Kirgizi. Më 9 prill zëvendëskryeministri i ri kirgiz, Atambajev u thirr në Moskë.
Konsakrimi i njohjes zyrtare që Kremlini i bëri qeverisë së grushtit të shtetit, shpreh një qëndrim shtetëror të Rusisë, e cila e njeh dhe pranon si partnere qeverinë e re të përkohshme, pavarësisht se si ajo erdhi në pushtet. Nxitimi i Moskës për të shprehur qëndrimin zyrtar të mbështetjes është një mesazh shumë më i gjerë dhe qëllimin kryesor nuk e ka në Kirgistan, ku shërbimet e posaçme ruse kanë shumë kohë që punojnë për kanalizimin e ngjarjeve në rrjedhën që ndodhi.
Mesazhi i Rusisë i drejtohet në radhë të parë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të konfirmuar sferën ruse të influencës në hapësirat ish-sovjetike. Pikërisht në raportet strategjike dhe në rivalitetin gjeopolitik e gjeostrategjik mes Rusisë dhe SHBA duhen kërkuar çelësi për të kuptuar zhvillimet e fundit në Kirgistan.
Lufta gjeopolitike ka të bëjë me praninë ushtarake të të dy fuqive në atë vend, sepse si Rusia, ashtu edhe SHBA, kanë baza ushtarake në Kirgistan. Rusia ka shprehur hapur prej shumë kohësh, pakënaqësinë e saj për praninë ushtarake amerikane në Kirgistan, pavarësisht se baza amerikane atje përdoret si qendër tranziti për forcat amerikane në Afganistan. Ndonëse qëllimi i bazës amerikane duket i pranueshëm për Rusinë, sepse publikisht rusët e përkrahin luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar në Afganistan, Moska ka ndërmarrë hapa të njëpasnjëshme për të larguar amerikanët nga Kirgistani.
Në këtë funksion ajo i dha presidentit Bakijev vitin e kaluar një paketë ndihme prej 2.15 miliard dollarësh, me kushtin që ai të largonte bazën ushtarake amerikane. Presidenti e pranoi ndihmën ruse, dhe nga ana tjetër, në formë presioni i trefishoi amerikanëve qiranë e bazës së tyre. Amerikanët u treguan të gatshëm ta paguanin qiranë e re dhe bazës iu ndryshua vetëm emërtimi.
Moslargimi i bazës amerikane e irritoi Moskën, e cila vendosi të ndiqte rrugën e dëbimit nga pushteti të presidentit Bakijev, dhe të hapej rruga për ardhjen në fuqi të forcave politike, të gatshme për të plotësuar kërkesën ruse. Dhe gjëja e parë që bënë udhëheqësit e rij të grushtit të shtetit, ishte të deklaronin synimet e tyre për mbylljen e bazës amerikane.
Përveç çështjes së bazës, një pakënaqësi e Moskës ishte se presidenti Bakijev nuk plotësoi edhe një kërkesë tjetër ushtarake ruse për t'i dhënë Rusisë një bazë të dytë ushtarake në jug të vendit, në formën e një qendre stërvitore ushtarake. Presidenti kirgiz gjithashtu nuk u plotësoi rusëve një kërkesë tjetër ushtarake për t'u dhënë rusëve kompaninë vendase "Dastan" të prodhimit të torpedove detare, si dhe poligonin e torpedove në liqenin Isik-Kul.
Këto rrethana të karakterit ushtarako-strategjik duket krijuan vendimin e organizimit të një grushti shteti në favor të forcave politike më të bindura. Pretekstet nuk janë të vështira për t'u gjetur e për të krijuar trazira në të gjitha shtetet ish-komuniste me tradita autoritariste. Në rastin e Kirgistanit, si pretekst të protestave shërbyen rritja e çmimit të energjisë elektrike, shitja e pronave publike njerëzve të klanit të presidentit, si dhe nepotizmi e korrupsioni familjar i tij. Shpejtësia e precipitimit të ngjarjeve dhe përmbysja e shpejtë e regjimit të mëparshëm shpjegohet edhe me përfshirjen e forcave speciale të sigurimit, të ushtrisë dhe të policisë, gjë për të cilën ishin kujdesur me kohë shërbimet e posaçme ruse.
Strategjia ruse është që baza dhe influenca e SHBA-së duhet të largohen nga Kirgistani dhe nga Azia Qendrore. është vërtet jashtë çdo norme të marrëdhënieve diplomatike normale, që një zyrtar i lartë i qeverise ruse, siç njoftonte gazeta e njohur ruse "Komersant" e datës 9 prill, përligjte grushtin e shtetit me deklaratën se "Bakijevi nuk e mbajti premtimin për të mbyllur bazën amerikane në Manas", dhe sipas tij "në Kirgistan duhet të ketë vetëm një bazë ushtarake, ajo ruse".
Deklarata të tilla evidentojnë një mentalitet shtetëror, vërtet imperial të kohës së perandorisë komuniste sovjetike, ku Moska i jep vetes të drejtën të përcaktojë politikat e jashtme të shteteve të tjera, të caktojë aleatët dhe aleancat, dhe se kë duhet të pranojë apo të mos pranojë në territorin e vet një shtet sovran.
Ajo që të bën më tepër përshtypje është fakti se zyrtari i lartë qeveritar rus që bëri këto deklarata, ishte pjesë e delegacionit të presidentit Dimitri Medvedev në Pragë, dhe i dha këto deklarata nga Praga, pikërisht nga vendi ku presidenti amerikan Obama dhe ai rus Medvedev, nënshkruan traktatin e pakësimit të armëve strategjike bërthamore, si hap i madh i mirëkuptimit mes dy fuqive të mëdha.
Grushti i shtetit në Kirgistan, dhe sidomos sfondi rus i tij, janë zhvillime negative në ecurinë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ato sjellin prova të reja të një mentaliteti dhe të një metodologjie të veprimit dhe të sjelljes shtetërore të Rusisë, efektet e së cilës nuk kufizohen vetëm në Azinë Qendrore. Kirgistani nuk është aq larg sa duket, sepse synimet ruse për influencë dhe kontroll të çdo lloji shtrihen në të gjitha kontinentet edhe rajonet, nga Azia Qendrore e deri në Ballkan. Kjo nuk mund të mos zgjojë sinjale alarmi dhe një syçeltësi më të madhe të shteteve ndaj veprimeve dhe ambicieve të Rusisë në të gjitha rajonet e botës.