E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga, java 26. Përballjet e ferrit



Me Besën (vendi i dytë, 40 pikë) e Vllazninë (vendi i gjashtë, 36 pikë) në finalen e Kupës së Shqipërisë (9 maj, në “Qemal Stafa”), vendi i tretë i Superligës është një “rebus i ndërlikuar”, ku pas 26 javësh në kuotë të barabartë pikësh janë jo pak, por tri skuadra: Laçi (në sezonin e tij më të mirë), Shkumbini (në shok psikologjik pas eliminimi nga Kupa) dhe Tirana (që ka rigjetur moralin pas Starovës dhe fitores në Fier). Në fakt, kjo është një javë e fortë, pasi do të shtrëngohet akoma dhe më shumë rrethi i të mbijetuarve.

BESA-APOLONIA
Besa po bën një sezon të konsoliduar, vendi i dytë (40 pikë) dhe një nga dy finalistet e Kupës së Shqipërisë, por skuadra kavajase ka zhgënjyer në javët e fundit në kampionat, ku nuk fiton prej gjashtë javësh, për më tepër që ka humbur në katër javët e fundit. I duhet një fitore ndaj Apolonisë, për të mos humbur vendin e dytë, të kërcënuar nga Tirana, Laçi dhe Shkumbini. Apolonia nga ana saj është në krizë rezultatesh (nuk fiton prej 4 ndeshjesh) dhe ndodhet vetëm me një pikë më shumë se Kastrioti i vendit të parafundit. Në takimin e fundit në Kavajë, takimi përfundoi 0-0, por në Fier (fazën e dytë), Besa fitoi 2-0.

LAÇI-SHKUMBINI
Është një tjetër supersfidë e javës së 27-të. Dy skuadra rrethesh tepër ambicioze, e që për më tepër kanë grumbulluar të njëjtin numër pikësh: 38. Diferenca midis tyre ndahet në raportin ndeshjet brenda-jashtë: secila ka fituar 1-0 në shtëpinë e vet, Shkumbini në fazën e parë, Laçi në të dytën. Laçi, duke luajtur në shtëpinë e tij dhe i drejtuar nga një “profesor i heshtur”, si Stavri Nica, mund të shfrytëzojë ngarkesën psikologjike të rivalit të tij, Shkumbinit, pas eliminimit nga Kupa. Gjithsesi, Laçi ka dhe një plus statistikor: Shkumbini është vetmja skuadër që nuk asnjë ndeshje këtë sezon në transfertë (0 fitore, 3 barazime, 9 humbje), ndërkohë që laçjanët janë ekipi i tretë më i mirë në ndeshjet e shtëpisë (8 fitore, 4 barazime, 1 humbje me Dinamon).

TIRANA-TEUTA
Tirana do të presë në “Selman Stërmasi” Teutën, që pas eliminimit më gjysmëfianle nga Kupa e Shqipërisë (ashtu si Tirana në çerlefimale), ndodhet vërtet në një pozitë të vështirë: vendi i 9-të, 32 pikë, dy më shumë se Kastrioti i vendit të 11-të e që bie direkt nga kategoria. Bardheblutë kanë në drejtim Sulejman Starovën (trajnerin e pestë sezonal), teksa ky i fundit sezonin e kaluar drejtonte me sukses Teutën. Tirana i ka fituar të dy takimet e para sezonale: 2-0 në “Qemal Stafa”, 1-0 në “Niko Dovana”.

SKËNDERBEU-FLAMURTARI
Nëse do të shikonim renditjen “klasike” të statistikave, prej së cilës “bastexhinjtë” bëjnë analizat e tyre, pra të gjashtë ndeshjeve të fundit, Skënderbeu ka regjistruar gjashtë fitore (18 pikë, 100 për qind të pikëve), ndërsa Flamurtari vetëm 3 fitore në po aq ndeshje. Të dyja skuadrat kanë pikë të barabarta pas 26 javësh: nga 33, dhe ndeshja në Korçë do të vendosë shumë për fatin e dy skuadrave në Kategorinë Superiore. Në fazën e parë, Skënderbeu fitoi 1-0, ndërsa në të dytën në Vlorë takimi u mbyll 1-1. Një fitore e Skënderbeut, do të thotë + 3 ndaj Flamurtarit.

GRAMOZI-KASTRIOTI
Sfida e dy skuadrave të vendit të fundit, por nëse kolonjarët (22 pikë) vetëm matematikisht nuk kanë zbritur një kategori më poshtë (në të Parën), krutanët (30 pikë) ende shpresojnë për mbijetesë në Superiore. Takimi i vetëm në Ersekë ka përfunduar 0-0 (ai në Krujë, 1-0 për Kastriotin). Kjo ndeshje do të luhet pa shikues, pas vendimit të Disiplinës pas incidenteve në ndeshjen Gramozi-Skënderbeu.

KATEGORIA SUPERIORE
Java 27, 11.04.2010, 15:00

Dinamo-Vllaznia
Besa-Apolonia
Tirana-Teuta
Laçi-Shkumbini
Skënderbeu-Flamurtari
Gramozi-Kastrioti

RENDITJA
Dinamo 58
Besa 40
Laci 38
Shkumbini 38
Tirana 38
Vllaznia 36
Flamurtari 33
Skenderbeu 33
Teuta 32
Apolonia 31
Kastrioti 30
Gramozi 22

Java 28
Apolonia-Dinamo
Teuta-Besa
Shkumbini-Tirana
Laçi-Gramozi
Vllaznia-Skënderbeu
Flamurtari-Kastrioti

Java 29
Dinamo-Teuta
Besa-Shkumbini
Tirana-Laçi
Skënderbeu-Apolonia
Kastrioti-Vllaznia
Gramozi-Flamurtari

Java 30
Shkumbini-Dinamo
Laçi-Besa
Tirana-Gramozi
Teuta-Skënderbeu
Apolonia-Kastrioti
Vllaznia-Flamurtari

Java 31
Dinamo-Laçi
Besa-Tirana
Skënderbeu-Shkumbini
Kastrioti-Teuta
Flamurtari-Apolonia
Gramozi-Vllaznia

Java 32
Tirana-Dinamo
Besa-Gramozi
Laçi-Skënderbeu
Shkumbini-Kastrioti
Teuta-Flamurtari
Apolonia-Vllaznia

Java 33
Dinamo-Besa
Skënderbeu-Tirana
Kastrioti-Laçi
Flamurtari-Shkumbini
Vllaznia-Teuta
Gramozi-Apolonia

12 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›