Papandreu: S`ka BE pa zgjidhjen e emrit
BRUKSEL- Kryeministri grek Jorgos Paprandreu, dje sërish ka bërë thirrje se pa zgjidhjen e çështjes së emrit nuk ka integrim për Maqedoninë në Bashkimin Evropian. Papandreu e bëri këtë deklaratë në konferencën e organizuar në përfundim të takimit të nivelit të lartë të BE-së në Bruksel. Papandreu nuk ka dashur të hyjë në detaje të tjera për të sqaruar lidhur me qëndrimet e tij për kontestin e emrit, duke mos dhënë gjithashtu edhe sqarime për takimin me kryeministrin Nikolla Gruevski. Zgjidhja e kontestit të emrit ka qenë edhe pjesë e axhendës së takimeve joformale midis disa krerëve evropian në takimin në Bruksel. Nga ana tjetër, gjatë javës së ardhshme pritet edhe deklarimi i evrokomisionerit për zgjerim, Olli Rhen lidhur me zbardhjen e projektit të referendumit për emrin nga kryeministri Nikolla Gruevski.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)