E Diel, 1 Nëntor 2026

Mali i Zi së shpejti ambasador në Beograd

Podgoricë -Mali i Zi do të emërojë së shpejti një ambasador në Serbi. Vendimi vjen pas gjashtë muajsh që kurse ambasadori i mëparshëm u dëbuar Beogradi pas vendimit të Podgoricës për të njohur pavarësinë e Kosovës, njoftoi sot radio B92. "Presim që Mali i Zi të hartojë shumë shpejt një propozim për emërimin e ambasadorit në Beograd", bëri të ditur presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, pas një takimi me presidentin serb, Boris Tadiç, në kuadrin e një samiti, të premten dhe të shtunën, lidhur me çështjet energjetike në Sofje, bëri të ditur radioja B92.

Vujanoviç deklaroi se pret që emërimi i ambasadorit të ri "të marrë shpejt miratimin e presidentit serb", vazhdon radioja. “Ne e dhamë miratimin të enjten për emërimin e ambasadorit të Maqedonisë dhe nuk ka asnjë arsye përse të jetë ndryshe për Malin e Zi", bëri të ditur Tadiç.

Ftohja e regjistruar në marrëdhëniet mes Beogradit dhe fqinjëve të tij maqedonas dhe malazezë pas njohjes së Kosovës duket se është drejt fundit. Serbia vendosi të dëbonte në fillim të tetorit të vitit 2008 ambasadorët e Maqedonisë dhe të Malit të Zi një ditë pas njohjes nga Shkupi dhe Podgorica të pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›