GJND i dorëzon Prishtinës 35 deklaratat
Prishtinë - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka dorëzuar institucioneve të Kosovës, pikërisht Ministrisë së Jashtme, 35 deklaratat e depozituara në këtë gjykatë, që dalin në mbrojtje të ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Zyrtarë të ministrisë thanë për mediat se ekspertët kanë filluar shqyrtimin e tyre. Përgjigjet duhet të kthehen deri më 17 korrik.