E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Së shpejti konsumimet me partitë, për zgjedhjet

Prishtinë -Presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë sot se së shpejti do të fillojë konsultimet me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale. Ai këto komente i bëri pas akuzave të partive opozitare në adresë të partive në pushtet, posaçërisht atë të PDK-së, për bllokim të vazhdueshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe manipulim të procesit zgjedhor.

Siç dihet, zgjedhjet lokale duhet te mbahen sivjet, ndërsa, pos problemeve organiziative, mbeten të hapura edhe çështjet që ndërlidhen me decentralizimin dhe me pjesëmarrjen e komunitetit serb në zgjedhje. rtk

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›