E Diel, 1 Nëntor 2026

AKR: Qeveria nuk ka vizion për rininë

Prishtinë - “Qeveria do të duhej të kishte vizion për rininë, kur dihet që Kosova është vendi me mesatare me të lartë të të rinjve në rajon”. Kështu thanë drejtues të partisë me të madhe opozitare Aleanca Kosova e Re, duke akuzuar qeverinë për mungesë të infrastrukturës ligjore.
Anëtarja e kryesisë, Njomza Emini, njëherwsh edhe deputete Kuvendit të Kosovës, tha se prej vitit të kaluar ligji për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë, është kthyer nga kuvendi dhe sipas saj, qeveria nuk ka bërë asgjë për ta rihartuar këtë ligj.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i qeverisë, Memli Krasniqi, duke hedhur poshtë kritikat e AKR-së, tha se ligji në fjalë është ripunuar dhe para dy javësh është miratuar nga Qeveria dhe tani gjendet në procedurë parlamentare.

Ndryshe, ligji për Fuqizimin dhe përfshirjen e rinisë në vendimmarrje, është hequr nga Agjenda e Kuvendit vitin e kaluar për shkak të ripunimit dhe plotësimit, ndërsa tani pritet të jetë në agjendën e Kuvendit. Rtk21

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›