Mitrovicë, serbët kundër ndërtimit të shtëpive
Mitrovicë -Në veri të Mitrovicës, policia ka përdorur gazi lotsjellës për të zmbrapsur grupet me rreth 100 serbë, të cilët janë përpjekur të pengojnë rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në lagjen “Kroi i Vitakut”. Policia njofton se grupet e serbëve janë larguar dhe se situata për momentin është qetësuar, nuk ka veprime dhe kundërreagime të tjera, ndërsa punimet për rindërtimin vazhdojnë.
Para dy ditësh filloi rindërtimi i shtëpive të djegura e të shkatërruara gjatë luftës së para dhjetë vjetëve në lagjen “Kroi i Vitakut”, ku pritet të kthehen banorët shqiptarë. Me këtë rast prefekti i Mitrovicës, Bajram Rexhepi ka deklaruar se "njerëzit kanë të drejtë të ndërtojnë dhe të jetojnë në pronat e tyre" dhe se "komuna përkrah të gjithë ata që duan të kthehen në pronat e tyre pa kurrfarë dallimi etnik".
Sipas autoriteteve të Mitrovicës, nga veriu i këtij qyteti të ndarë janë dëbuar së paku 12 mijë shqiptarë, ndërsa kthimi i tyre edhe dhjetë vjet pas luftës kundërshtohet nga ekstremistët serbë, të cilët edhe ua kanë zënë pronat.