Shkupi 2014 rrit koston e harxhimeve

Foto ilustruese
E marte 2 gusht 2011 NOA- Projekti Shkupi 2014 ne sheshin e Shkupit po vazhdon te rrise koston e harxhimeve shumemilioneshe. Ndertimi i Teatrit te Vjeter te Shkupit ne pjesen e djathte te lumit te Vardarit ka arritur nje cmim mbi 20 milion euro.
Diteve te fundit Ministria e Kultures ka arritur marreveshje te re pa shpalljen e konkursit publik per punimin e disa skulpturave te personaliteteve artistike dhe skulptura arti. Per kete projekt te skulpturave jane ndare rreth 600 mije euro.
Nga Ministria e Kultures kane bere te ditur se keto skulptura nuk do te simbolizojne personalitete konkrete te artit mirepo ato do te simbolizojne teatrin literaturen dhe dramen. Nga kjo ministri kane bere te ditur se perfundimi i punimeve te ketij teatri do te behet ne fillim te vitit te ardhshem. Teatri i Vjeter i Shkupit eshte pjese e projektit Shkupi 2014 qe ka arritur nje shume te ndare nga buxheti prej mbi 200 milione euro.
NOA/ INA