Mali i pestë
Adelina Marku
Njeriu që më rekomandoi te lexoj librin "Mali i pestë" te shkruar nga Koelho kishte
pasur te drejtë për shumë arsye: E para, sepse aty, diku në fillim të librit shkruhej mbi një koncept që unë e harroj gati çdo ditë të jetës sime, e ky është koncepti i "Unë jam": E dyta, njeriu që më rekomandoi të lexoj librin e din se nuk jam shumë e fesë dhe se unë bëj të njëjtën pyetje çdo ditë për Zotin të cilin e parashtron edhe libri: "I kam shërbyer një Zoti, i cili tani më lë në duart e armiqve të mi"; E treta, sepse, përsëri njeriu që më ka rekomanduar të lexoj librin kishte të njëjtat dilema si unë. Paj, ndoshta edhe si ti i/e nderuar/a lexues/e shtron pyetjen njësoj si në libër: "Kush është Zoti?
A mos vallë, ai mban shpatën e ushtarit me të cilën vret të gjithë ata, të cilët nuk tradhtuan besimin e të parëve tanë? A është ai që e ka vënë të na sundojë një princeshëz të huaj në tokat tona me qëllim që të gjitha fatkeqësitë t'iu rreken pas trashëgimtarëve tanë? A mos ndoshta, Zoti i vret ata që i besojnë atij më së shumti; e ata që s'i kanë borxh askujt; e ata të cilët ndjekin pas ligjin e Moisiut?". Pastaj libri thotë: "Pyet vetë Zotin, përderisa dyshon në vendimet e Tija!" Vendos e pyete atëherë! E kur vendos të pyesësh Zotin, kam përshtypjen se Zoti të lë të zgjedhësh dy rrugë: Të bësh luftë edhe për ca orë jetë-luftë qyqari; ose të bësh luftë për jetë-luftë çlirimtari. Zgjedhja e trajtës së parë është luftë utilitari; e përfitimit të momentit, ajo e tipit kurvë, e cila është shumë më e shtrirë dhe më e pranueshme, sepse është më e lehta, që të pangopuri(ë)n e djeshme e ngop të nesërmen.
Tregimi me elementë majtistë
Le të shohim se si subjekti tip kurvë është formësuar nga grupime majtiste; nga Partia Parlamentare e Kosovës, nga LKÇK, nga UNIKOMBI dhe nga disa ish-luftëtarë, më në krye Ramush Haradinajn, të cilët kanë qenë të identifikuar si luftëtarë që kanë përshëndetur me grushte edhe para kamerave të televizioneve të huaja në vitin 1998. Për njëfarë kohe, eksponent i saj ka qenë, madje, edhe lideri komunist i Kosovës së viteve shtatëdhjetë, i ndjeri Mahmut Bakalli. Pas themelimit të AAK-së si një aleancë, LKÇK-ja ka dalë nga ai organizim, ndërsa PPK-ja dhe UNIKOMBI janë shkrirë brenda saj. Mirëpo, shkrirja formale nuk do të thotë se ajo frymë majtiste e tyre është eliminuar tërësisht. Herët a vonë, ajo do të shfaqet, ose si opozitë brenda, ose si grupim që do të largohet nga AAK. Sidoqoftë, tregimi me elementet majtiste brenda AAK-së, nuk ka përfunduar. Do të thotë se as profilizimi i saj ideologjik që do ta vendoste këtë parti si parti të djathtë, ende nuk ka ndodhur. Në fund të fundit, mënyra e strukturimit të AAK-së tregon qartë se ajo udhëhiqet nga metoda tipike të majta: kryetari zgjidhet pa garë mes kandidatësh; kryetari ka të drejtën ta zgjedhë kryesinë dhe këshillin e përgjithshëm me një autoritarizëm tipik majtist. Kjo praktikë është brenda praktikave që kanë pasur partitë e majta në demokracitë popullore. Pra, minimalisht, pa i korrigjuar këto aspekte të statutit dhe të metodave autoritare të veprimit, AAK nuk ka gjasa të shndërrohet në një parti me ideologji të djathtë; e as Haradinaj në një lider gjithëpërfshirës. Në këtë mes, ai nuk duhet të mashtrohet nga metodat e veprimit të Sali Berishës, sepse metodat e Berishës, më shumë, janë të majta se sa të djathta. Uniteti i hekurt, të cilin e ka vendosur Berisha në partinë e vet, është karakteristikë e partive të majta, e jo e partive të djathta. Mirëpo, Ramush Haradinaj është inkurajuar nga një protokoll bashkëpunimi që e ka
nënshkruar me Sali Berishën dhe menjëherë ka lançuar idenë se ai është shefi i partive të
djathta në Kosovë; meqë ai e paskësh marrë vulën nga "kryedjathtisti" shqiptar. Por, akte të tilla të nënshkrimeve të protokolleve të bashkëpunimit mund të nënshkruhen pafundësisht djathtas e majtas, por ato nuk e bëjnë një transformim të një partie nga parti e majtë në parti të djathtë. Nuk ka ambient për ndryshime të mëdha ideologjike. Kalimi nga një ideologji partiake në një tjetër është një proces i mundimshëm dhe i gjatë, i cili nuk vjen si rezultat i ambicieve të një lideri, sado agresive që të jenë ato. Ai transformim mund të vijë si rezultat i ndryshimeve të statusit social dhe ideologjik të anëtarësisë dhe të elektoratit dhe i ndryshimit të pritshmërisë së tyre; përkatësisht, i mundësive që ato pritshmëri të realizohen me një ideologji tjetër partiake.
Alternativat dhe pritshmëria
LDK në fillimet e veta, e ka kapur këtë pritshmëri dhe ka pasur sukses. LDD nuk ka mundur ta kapte, sepse nuk ka ndryshuar asgjë në pritshmërinë e elektoratit. As AAK nuk ka ku kapet, sepse nuk ka ndryshuar pritshmëria e elektoratit. E vetmja mundësi për
ndryshimin e pritshmërisë së elektoratit do të ishte nëse do të hapej çështja shqiptare si çështje e bashkimit të të gjithë shqiptarëve në një shtet (republikë ose monarki)
dhe nëse pritshmëria e elektoratit do të ishte e madhe nga kjo çështje. Në atë rast, nacionalizmi agresiv do të kërkonte një ideologji të re mbështetëse. Prej andej
do të hapej mundësia e një strukturimi të ri edhe të tërë skenës politike. Por, gjërat në skenën politike mbarëshqiptare dhe në rajon nuk po shkojnë në ata drejtim. Bile, Sali
Berisha, firmosësi i protokollit të bashkëpunimit me AAK, as që përzihet; madje, as me fjalë, në punët e brendshme të Maqedonisë, e as të Serbisë, për punën e shqiptarëve
të diskriminuar në ato shtete. Prioriteti absolut i politikave të tij partiake e qeveritare është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, e jo loja me nacionalizmin "djathtist". Përderisa është ky trend europianist, i cili me siguri do të jetë afatgjatë,
nuk ka gjasa të ndryshimet të pritshmërisë së shqiptarëve, e kjo do të thotë, as të
ndryshimeve të mëdha ideologjike. Ideologjitë dhe praktikat e partive politike
shqiptare në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni, do t'i përcaktojnë kriteret e Brukselit. Ndërsa, pa një tërmet të madh politik e ideologjik, është thjeshtë iluzion që AAK të pretendojë ta fusë nën sqetull LDK-në, sikundër e ka futur një fraksion të Ballit Kombëtar, i cili ka anëtarë sa për të mbushur spic një autobus të ish Kosova-transit. AKR dhe PDK kanë gjasa më të mëdha sesa AAK që të zënë qendrën e djathtë. Për t'i kuptuar edhe më mirë shanset e pakta të Haradinajt në skenën politike, veçmas në qendrën e djathtë, duhet të shikohet edhe pozicionimi i AKR-së dhe i PDK-së. Edhe pse e formuar dhe e udhëhequr nga një pasanik, AKR më shumë kokëton me varfanjakët, duke u premtuar se do t'u japë punë e mirëqenie. Pra, në vend që të mblidhte rreth vetes pasanikët e rinj e të vjetër dhe të krijonte bazat e një partie tipike konservatore, ajo anon drejt një partie të tipit socialdemokrat. Për shkak të këtij devijimi ideologjik, aktualisht ajo nuk është e besueshme fort as nga të varfrit e as nga të pasurit. Por, Pacolli ka treguar afinitet të bëjë edhe lëvizje të forta, prandaj ai edhe mund të lëvizë lehtësisht drejt të djathtës, ku do të ishte më autentik dhe më i besueshëm.
A po lëviz Thaçi djathtas
Përfundimisht, partia që do të vendosë rregullat e lojës në skenën politike të Kosovës, edhe përsa i përket konfigurimit ideologjik të kësaj skene politike, gjithsesi mbetet PDK. Edhe PDK ka një përbërje heterogjene si LDK-ja e dikurshme; pra, me një udhëheqje dhe qeverisje që po anon nga e djathta dhe me një pjesë të aktivistëve e deputetëve që janë majtistë, e të cilët, po të ishte për qejfin e tyre, do të vazhdonin ende të përshëndesnin me grushte, dhe Enver Hoxhën do ta mbanin si hajmali. Por, po qe se shikohen me vëmendje disa gjeste të liderit të saj, Hashim Thaçi, fitohet përshtypja se ai vetë gradualisht po lëviz djathtas. Fjala vjen, organizimi nën patronazhin e tij të një akademie përkujtimore për Shaban Pollluzhën nuk mund të jetë pa një mesazh të tillë brenda vetes. Edhe programi ekonomik i partisë së tij, ku parashihet privatizimi masiv dhe zbatimi i tij në praktikë nga qeveria që ai e drejton, lënë të kuptohet se ai e ka lëvizur partinë pakthyeshëm drejt një partie të qendrës së djathtë. Megjithatë, një pjesë e aktivistëve të tij ende nuk iu besojnë syve të tyre, për këtë lëvizje trullosëse djathtas. Ata që tashmë po e kuptojnë këtë lëvizje, kanë filluar të grupohen te Partia Socialiste e Emrush Xhemajlit, e cila, me siguri, do të bëhet streha kryesore e nostalgjikëve të së majtës, që ende vegjetojnë në gjirin e PDK-së. Se cilat do të jenë konsekuencat e këtij procesi ideologjikisht dekontaminues në gjirin e PDK-së, tash për tash, nuk mund të dihet. Por, kjo do të thotë se as profilizimi i ideologjisë politike tek PDK-ja ende nuk është bërë.
Qeveri “Berisha” në Kosovë
Brenda zhvillimeve të tilla, jo të natyrshme, përpjekjet e Ramush Haradinajt janë të parakohshme dhe jorealiste. Shpallja prej tij se do të kryesojë një qeveri Haradinaj", në koalicion me LDK e LDD, është një llogari pa hanxhiun. Si edhe pretendimi për t'u bërë lider i të djathtës, e cila në kuptimin e vërtetë të fjalës, në Kosovë ende nuk ekziston. Një "qeveri Berisha" nuk do ta ketë as frymëzuesi i Haradinajt, Sali Berisha, sepse edhe ai tash e tutje do të ketë një qeveri të kombinuar djathtiste-majtiste, që mund të quhet "qeveria Berisha-Meta". Vota e elektoratit e ka prodhuar këtë gjendje dhe nuk ndihmon kurrfarë retorike për ta ndryshuar atë. As në Kosovë, votat nuk do të fitohen më me retorikë boshe; qoftë djathtiste; qoftë majtiste. (Tema) qyqari/eje të shkërdhen këlyshi i qenit sa të jesh gjallë. Ngopja e këtillë pjell kopila, apo! E trajtës së dytë është lufta prej ekzistencialisti; e atij që beson në Legjendën e Vet, e cila i flet gjithë jetës për fuqinë e një ideje. Kjo luftë zgjidhet të bëhet nga ai/ajo që mbledh miq rreth vetes sa për të shtrirë idenë mbarë. Këta miq/mikesha nuk pjellin kopila, sepse zënë fillin me idenë e Çlirimtarit. E thjeshtë ë, pjellin çlirimtarë të idesë! Mirë, pak a shumë ky është libri! Të flasim për Marrëveshjen Frovik?
Ç'thoshte ajo?! Rreziku vjen atëherë kur dhe mjerimi bëhet i durueshëm. Po, ky rrezik quhet asimilim! Asimilimi troket në mendjen tënde kur nuk ndjen më as mllef e as urrejtje, pra kur ndërgjegjësohesh për pavlefshmërinë tënde.
Zoti është i ashpër me të vetët
Iu duket filozofike kjo që e shkrova? Atëherë, ja po e konkretizoj: Votuesi shqiptar në Maqedoni është i pavlefshëm përderisa nuk kërkon përgjegjësi nga ai të cilit ia ka dhënë votën. Pra, shpallet e pashfrytëzueshme jeta e tij dhe si rezultat shndërrohet në "i tepërt" në procesin e ndërtimit të demokracisë (rasti "NEREZ" ishte dëshmi e radhës). Pra, frika jonë para të drejtës për të gëzuar të drejtat legjitime e të natyrshme nuk ka të bëjë me heshtjen intelektuale, por me heshtjen e ndërgjegjes ekzistencialiste për veten, me pamoralin për të guxuar të zëvendësojmë ndërgjegjen shqiptare. Intelektualët
janë gjithmonë të paktë në numër në çdo shoqëri, por janë të shumtë ata për të cilët intelektualët krijojnë e dergjen. Jemi të pandërgjegjshëm për rrezikun që na kanoset
nga ligjet dhe truket që i pjell kjo qeveri. Sot, nuk kemi as gjuhën e mbrojtur; as trashëgiminë e ruajtur; as flamurin e territorin! Konstatimi im është se jemi thellë në dimensionin e mallkimit të pafuqisë sonë për veten. Një komb që jeton sa për të frymuar edhe pak kohë, është komb që pranon asimilimin, është komb qyqar që i pëlqen
një lider i cili vetëm moralin e vet politik e shpall si shpëtim, e jo si ofertë për ta zgjedhur. Pikërisht një i tillë lider është përjashtuesi i hirtë i kodeve identifikuese
për kombin: gjuha dhe territori kompakt. Shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë nevojë për shpëtimin kamuflues të vitit 2001, por kanë nevojë për legjitimimin e demokracisë. Prandaj, shqiptarët në Maqedoni nuk dinë ende të përcaktojnë se përse u ndërrua plani i ambasadorit amerikan Frovik me Marrëveshjen e Ohrit, po në 2001-ishin. Keni pyetur veten ndonjëherë?! Ka një të vërtetë të pambaruar edhe në këtë histori të pashkruar, e pak të treguar! Prandaj dhe çdo ide të re, shqiptarët e Maqedonisë kanë filluar ta perceptojnë si të pamoralshme, sepse lejuan që për moralin e 2001-ishit të kamuflojnë me sjellje ligjesh utilitariste, të atillave që sjellin euforinë e një triumfi të çastit. Këta ligje na shndërrojnë në komb çasti, komb-rastësie, komb që do të pjellë kopila e kopilesha! Secili nga ne, secili nga ju që e qas këtë shkrim, kemi një gjë të përbashkët: Gjuhën e nënës! Secili nga ne, të paktën, le bëhet burrë a burrneshë e të pranojë se nëse edhe këtë pikë të përbashkët e shkërmoqim për hir të teveqelëve politikë, më mirë të mos e mbajë veten më për shqiptar. Le quhet, ashtu siç politika e kësaj qeverie pas një 4-vjeçari do na definojë edhe me kushtetutë: maqedonas me prejardhje shqiptare. Atëherë, të paktën do ndihesha më e qetë, sepse do mbetesha delja e zezë, e çmendura në mesin e të gjithë atyre që zgjodhën rrugën e lehtë për ta kompensuar mos-guximin për t'u ngjitur në Malin e Pestë, aty nga ku shihet qartë se çka duhet ndërruar urgjentisht! Unë nga ky mal vërej se nevojitet ndërruar kjo Qeveri urgjentisht! Copë dialogu nga libri: "Gjithmonë është e nevojshme të dihet se kur përfundon një etapë jete. Nëse me kokëfortësi kacavjerresh për ta mbajtur më gjatë sesa është e domosdoshme, atëherë do humbasësh gëzimin dhe kuptimin e së ardhmes. Bile, mbi të gjitha, i vihesh para një rreziku që Zoti të të ç'trimërojë të ardhmen." -Zoti është i ashpër! -Po, por vetëm me të përzgjedhurit e Tij. Ata dinë të kuptojnë trimërimin dhe durimin që Ai ua jep!
21 Gusht 2009