E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Transportit përcakton shtëpitë që do të marrin 800 familje

Projekti do të realizohet në shtatë qytete të vendit

Laureta Rryçi

Ministria e Transportit ka përcaktuar se në fazën e parë do të përfitojnë 800 familje në të gjithë vendin nga projekti i strehimit. Burime pranë kësaj ministrie shpjeguan dje për gazetën “Albania” se specialistët e Drejtorisë së Strehimit tashmë kanë përcaktuar numrin e familjeve që do të përfitojnë banesë në shtatë qytete të vendit. Të njëjtat burime pohuan se në listën e qyteteve janë përcaktuar: Tirana, Durrësi, Korça, Gjirokastra, Shkodra, Kavaja dhe Vlora. Madje projekti është bërë dhe më i detajuar duke përcaktuar edhe numrin e banesave që do të shpërndahen në këto qytete si dhe llojin e tyre. Në varësi të aplikimeve dhe kërkesave që do të plotësohen, për aplikuesit në këtë fazë do të shpërndahen garsoniere, shtëpi 1+1 dhe më me shumë dhoma.
Projekti
Qytetarët që kanë aplikuar për të përfituar banesë me ndihmë nga shteti do të mësojnë shumë shpjet nëse janë përzgjedhur për fazën e parë. Drejtoria e Strehimit ka përgatitur një plan të detajuar ku përcakton se vetëm për kryeqytetin do të ketë 250 apartamente me përmasa të ndryshme që do t’u jepen qytetarëve. Këto apartamente do të paguhen me kredi nga qytetarët duke hyrë garant shteti te banka në mënyrë që pagesa të jetë më e ulët se sa një blerje normale në tregun e zakonshëm në kryeqytet. Po kështu, është përcaktuar numri i shtëpive që do të shpërndahen edhe në gjashtë qytetet e tjera. Burime pranë kësaj ministrie shpjegojnë se kriteret e përzgjedhjes do të jenë të njëjtat për të gjitha qytetet. Specialistët që do të përzgjedhin familjet përfituese do të kenë parasysh rregullat e përcaktuara në udhëzime të mëparshme të kësaj ministrie. Kryesisht ato që do të kenë prioritet do të jenë ato familje me më pak të ardhura dhe me shumë anëtarë.
Shtëpitë
Sipas specialistëve, në Tiranë, gjatë fazës së parë të realizimit të projektit për strehim do të ndahen 13 garsoniere dhe 75 apartamente me hapësirë 1+1. Më shumë përfitues do të ketë për apartamentet me hapësirë 2+1. Për Tiranën janë përcaktuar 150 apartamente të tilla. Duke pasur parasysh kërkesat e familjeve në nevojë për strehim, specialistët kanë vendosur të ndajnë një numër të barabartë banesash si në qytetin e Shkodrës, ashtu dhe në atë të Durrësit. Në këto dy qytete do të ndahen nga tetë garsoniere, 45 apartamente 1+1, 90 apartamente 2+1 si dhe 7 apartamente 3+1. Edhe për Vlorën dhe Korçën është përcaktuar një numër i barabartë banesash që do t’u ndahen familjeve në nevojë. Ndërsa më pak shtëpi do të ndahen gjatë fazës së parë në qytetin e Gjirokastrës dhe të Kavajës. Në këto qytete, brenda kuotës së përcaktuar, do të ndahen garsoniere, apartamente 1+1 dhe me hapësira më të mëdha.

Llojet e shtëpive që do të ndahen sipas qyteteve
Tirana
G 13
1+1 75
2+1 150
3+1 12
Durrësi
G 8
1+1 45
2+1 90
3+1 7
Shkodra
G 8
1+1 45
2+1 90
3+1 7
Kavaja
G 2
1+1 6
2+1 30
3+1 2
Vlora
G 3
1+1 24
2+1 45
2+1 3
Korça
G 3
1+1 24
2+1 45
2+1 3
Gjirokastra
G 2
1+1 16
2+1 30
2+1 2

Të ardhurat Minimale dhe maksimale
Tiranë
24,699 41,292
34,356 55,348
44,841 71,431
56,569 90,556
Durrësi
23,499 38,356
32,928 51,853
43,070 67,097
54,284 84,964
Shkodra
21,263 32,883
30,266 45,337
39,770 59,018
50,025 74,539
Kavaja
22,030 34,760
31,179 47,571
40,902 61,788
51,486 78,114
Vlora
21,417 33,260
30,449 45,785
39,997 59,574
50,318 75,257
Korça
20,773 31,683
29,682 43,909
39,046 57,247
49,092 72,254

Kolaterali dhe interesi i kredisë
Kontrata e kredisë që do të lidhë qytetari do të jetë fikse për pjesën që i takon qytetarit, ndërsa luhatjet e interesit të BTh janë në ngarkim të buxhetit të shtetit. Lidhur me pjesën e kolateralit informojmë se mbulimi me 140% do të thotë që nëse familja vë në hipotekë vetëm apartamentin që do të blejë, atëherë ajo duhet të bëjë një pagesë të menjëhershme të barasvlershme me 40% të vlerës së banesës. Nëse familja nuk e disponon këtë shumë, ajo mund të vërë si kolateral një pronë me një vlerë më të madhe dhe të bëjë një pagesë të menjëhershme prej 20% të vlerës së banesës që po blen. Megjithatë, këto janë rregulla të përgjithshme dhe BKT do të aplikojë sipas rastit dhe besueshmërisë së klientit rregulla më fleksibël.

Të ardhurat e familjeve
Niveli minimal dhe maksimal i të ardhurave të familjeve, sipas strukturës së apartamentit që ato përfitojnë. Niveli maksimal i të ardhurave është kriter skualifikues nga ana e bashkive.

Për t’u paraprirë kërkesave të bankës, në mënyrë që lidhja e kontratave të ketë një ecuri të shpejtë, bashkëlidhur jepet informacioni mbi dokumentacionin që do të kërkojë banka nga klientët.

Dokumentet e nevojshme të aplikimit për kredi për blerje shtëpie

Dokument identifikimi
Fotokopje e pasaportës ose certifikatë personale e muajit të fundit për aplikantin dhe dorëzanësit (origjinale) ose fotokopje të kartës së identitetit ose të letërnjoftimit

Certifikatë familjare për aplikantin dhe dorëzanësit (origjinale)
Vërtetim nga Prokuroria dhe Gjykata ku specifikohet që aplikanti nuk është në ndjekje penale pranë këtyre autoriteteve (origjinale)

Vërtetim nga zyra e gjendjes civile mbi adresën e aplikantit dhe dorëzanësit

Dokumentacioni mbi të ardhurat (vërtetim page dhe të tjera sipas rastit)

Kontratë shitblerjeje, kontrate porosie ose kontratë sipërmarrjeje (sipas rastit, të noterizuara)

21 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›