E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata administrative, diskutohet nen për nen ligji

Komisioni i ligjeve vijon diskutimin nen për nen të ligjit për gjykatën administrative. Ndërsa palët janë angazhuar për të realizuar një gjykatë të specializuar, për çështje të caktuara siç është ajo e kontratave administrative është kërkuar kohë për diskutimi me ekspertët.

Përfaqësuesit e opozitës në komision propozuan që kontratat administrative të gjykohen nga gjykatat administrative çka nuk është mirëpritur nga mazhoranca.
 

Pas rreth 3 vitesh ligji për gjykatën administrative është rikthyer në komisionet parlamentare për ty shqyrtuar nga deputetët, dhe më pas në bazë të marrëveshjes politike të kalojë në parlament. Ky ligj kërkon shumicë të cilësuar prej 74 votash.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›