E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet serbe, Rasmusen bën apel për qetësi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen ben apel per qetesi gjate zgjedhjeve serbe. Thirrja eshte bere permes nje deklarate, sipas te ciles ai i drejtohet të gjithë liderëve të komuniteve që të përmbahen gjatë zgjedhjeve serbe të së dielës, në të cilat do të votojnë edhe serbët që jetojnë në Kosovë”.

Në deklaratën e Rasmusenit po ashtu thuhet se ai është i bindur se KFOR-i do të bëjë çdo gjë që është e mundur për të ruajtur një ambient të qetë dhe të sigurt dhe të pengojë përshkallëzimin e tensioneve gjatë zgjedhjeve të 6 majit.

OSBE sipas një marrëveshjeje të arritur para pak ditësh, do të lehtësojë votimet në Kosovë për serbët lokalë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›