Koblenci i shqiptarëve në krizë

Tus Koblenzi, skuadra gjermane e Bundesligës 2, ku militojnë tre shqiptarë: Fatmir Vata, Njazi Kuqi e Ardian Gjokaj, ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme. Federata Gjermane e Futbollit ka kërkuar heqjen e 8 pikëve dhe një gjobe prej 200 mijë eurosh për ekipin e Uve Rapolderit. Shkaku është parregullsia e kontratave për dy lojtarë: Marko Lomic dhe Branimir Bajic. Vendimi përfundimtar do të merret këto ditë, ku si opsion më i ashpër është edhe dërgimi i Tus Koblenx në Kategorinë e Tretë gjermane
Pas humbjes 3-2 me Paderbornin, trajneri Uve Rapolder kërkon fitoren, duke parë edhe faktin se do të luajë në shtëpi kundër Vehen Viesbaden. "Tre muskutierët shqiptarë" kanë shënuar 18 gola nga 38 gola që ka realizuar skuadra. Ardian Gjokaj është golashënuesi më i mirë i ekipit me 9 gola pas 22 ndeshjes, Kuqi ka realizuar 7 gola (21 ndeshje) dhe Fatmir Vata kë shënuar 2 gola në 27 ndeshje.