Besart Berisha: “Do të kthehem më i fortë”

Besart Berisha beson se rikthimi i tij, pas një dëmtimit të gjatë e plot ankth, do të përfaqësojë në një farë kuptimi edhe një "nënshkrim të ri" për skuadrën e tij në Angli, Bërnlin, të kategorisë së dytë britanike. Anësori shqiptar mezi pret të bëjë debutimin me "Clarets"-at pas këputjes së ligamentit të gjurit gjatë një ndeshje ndërkombëtare miqësore me përfaqësuesen shqiptare kundër Maltës.
22-vjecari duhet të presë deri në muajin gusht për të luajtur me ekipin e tij pas u detyrua me "forcë" të qëndrojë jashtë një sezoni të tërë pas dëmtimit horror. Pas një programi të gjatë rehabilitimi, - të cilin Besarti e përshkruan si një nga kohët më të vështira të jetës së tij – Berisha premton se ai do të rikhehet më i fortë se më parë, duke u shndëruar në një bonus për trajnerin Ouen Kojl.
"Menaxheri kur të më shikojë duke u stërvitur, dëshiroj që ai të më mendojë si një lojtar të ri", - thotë Berisha për faqen angleze burnleycitizen.co.uk. "Unë e di se ai do t'i japë gjithkujt shansin. Unë jam duke u nisur nga një fillim i ri. Gjatë vitit të kaluar unë e ndjeva veten se kisha përfunduar si futbollist për gjithmonë. Ishte një kohë e gjatë prej shtatë muaj, një nga më të vështirat në jetën time", -thotë ish-sulumesi i Hamburgut.
"Të cohesh cdo ditë në orën 8 të mëngjesit, të vish këtu dhe të mos trajnohesh me ekipin dhe miqtë emi ishte pjesa më e keqe", - shton lojtari i përfaqësueses shqiptare. Berisha thotë: "Unë e ndjej veten si nëj lojtar i ri, pasi unë nuk e kam luajtur ndeshjen time të parë si lojtar i Bërnlit. Ishte shumë i vështirë për ta sjellë kokën time në vend, unë e di se do të tingëllojë si cmenduri, por unë do të ritkhehem më i fuqishëm dhe më mirë se më parë. Lojtarë me këtë lloj dëmtimi kanë nevojë gjithmonë për kohë pëpara rikthimit, por unë jam përgatitur të stërvitem dy herë më fort". Gjatë rrugës së gjatë të rikthimit, Berisha punoi shumë afër me fizioterapistin e klubit, Andy Mitchell.
Shqiptari, i cili fitoi zemrat e tifozëve pas paraqitjes së shkëlqyer të tij kundër Anglisë B në "Turf Moor" vitin e kaluar, këmbënguli se ai do të vrapojë shumë gjatë verës për t'u rikthyer në një formë të jashtëzakonshme për sezonin 2008-2009. "Në këto shtatë muaj, unë mungova shumë, por gjëja më e mirë ishte se klubi gjithmonë më përfshiu në projektet e tij", - tha Berisha.
"Gjatë kësaj vere nuk ka pushime për mua. Unë do të kthehem në Berlin te familja ime, dhe cdo ditë, unë do të bëj programin tim të trajnimit, të jem i gatshëm për parasezonin dhe sfidën e ardhshme. Dëmtimi im ishte një ndër më të këqinjtë që futbollistët mund të kenë. Shumë lojtarë largohen përfundimisht pas këtij dëmtimi. Por, si gjithmonë me mua, unë luftoj shumë dhe tani e di se cdo ditë mund të jetë e fundit për mua, kështu që unë do të shfrytëzoj cdo seancë stërvitore dhe cdo ndeshje pët të dhënë gjithcka timen. Përpara dëmtimit, unë isha ndoshta më i relaksuar në ndeshje dhe gjatë seancave stërvitore, por jo tani. Në këto shtatë muaj unë jam bërë më i përqëndruar dhe tani unë nuk dëshiroj të mos humbas asnjë minutë", - përfundoi Besart Berisha për faqen angleze.