Çelsi kundër historisë, kërkon finalen e parë

Celsi do të provojë të arrijë për herë të parë në një finale të Ligës së Kampioneve, kur përballë në "Stamford Bridxh" do të ketë Liverpulin, që nga ana e tij e ka fituar pesë herë trofuen më të rëndësishëm për klubet. Takimi i parë midis tyre në "Anfield Road" përfundoi 1-1 dhe ndeshja është plotësisht e hapur edhe pse skuadra e Avram Grant ka një avantazh të lehtë dhe i mjafon edhe një barazim pa gola, ndërkohë që formacionit të Rafa Benitez i mjafton një barazim më i lartë se 1-1.
Blutë janë të pathyer në 11 ndeshjet e fundit të Ligën së Kampioneve të luajtura në shtëpi, me një vazhdimësi prej tetë fitoresh dhe tri barazimin, kur humbja e fundit daton 26 muaj më parë me atë humbje 2-1 nga Barcelona në raundin e parë me nokaut në sezonin 2005-2006.
Takimi i parë midis dy skuadrave angleze ishte emocionues, boll të kujtojmë faktin se Celsi barazoi falë autogolit të Ris në minutën e 94-t.
Statistikat në fakt, flasin për Liverpulin, që nuk ka humbur asnjë gjysmëfinale me Celsin apo me kundërshtarë të tjerë europianë. Në kontrast blutë kanë humbur në tri gjysmëfinalet ku ka mundur të arrijë, qysh kur ekipin e bleu miliarderi Roman Abramovic. Kështu edhe kur përballë Celsit, të drejtuar atëherë nga Klaudio Ranieri ishte Monako, dhe e njëjta situatë u përsërit dy herë rresht me Liverpulin.
Tani Avram Grant ka mundësinë që të thyejë këtë "rekord" dhe të moshtë jo vetëm Liverpulin, por dhe të shkojë në finalen e Moskës ruse, nga ku është edhe origjina e pronarit të klubit të famshëm londinez.
Rivaliteti midis Liverpulit dhe Celsti u intesifikua kur në krye të klubeve në verën e vitit 2004 u vendosën dy trajnerë të ardhur nga gadishulli iberik: spanjolli Benitez dhe portugezi Murinjo.
Ata u takuan gjashtë herë midis tyre në Ligën e Kampioneve: 2 fitore për Liverpulin, një për Celsin dhe tre barazime.
Celsi dhe Liverpuli janë përballur edhe tri herë gjatë këtij sezoni në aktivitet shtëpiake: dy barazime barazim 1-1 dhe 0-0 dhe një fitore e Celsit.
151 ndeshje
Dy skuadrat janë ndeshur 151 here me njera-tjetrën: 67 fitore për Liverpulin, 52 fitore për Celsin dhe 32 barazime. Celsi në ndeshjet e shtëpisë kundër Liverpulit: 73 ndeshje; 41 fitore Celsi, 16 fitore Liverpuli dhe 163 barazime.
Takimet në Ligën e Kampioneve
Gjysmëfinale
27.04.2005
Celsi-Liverpul 0-0
03.05.2005
Liverpul-Celsi 1-0
Faza e grupeve
28.09.2005
Liverpool - Celsi 0-0
06.12.2005
Celsi - Liverpool 0-0
Gjysmëfinale
25.04.2007
Celsi Liverpul 1-0
01.05.2007
Liverpul-Celsi 1-0
(Liverpuli u kualifikua me penallti: 4-1)
Gjysmëfinale
22.04.2008
Liverpul-Celsi 1-1
30.04.2008
Celsi-Liverpul sot
Kompanitë e basteve
BETEXPLORER
Celsi-Liverpul
2.20 2.99 3.35
WILLIAM HILL
2.20 3.00 3.60