E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malindi e Bicaj, peng të kartonëve

 

Janë realisht futbollistë të Tiranës, por nuk mund të luajnë ende për këtë skuadër. Shkak janë bërë kartonët e dy lojtarëve, të cilët ende nuk kanë mbërritur nga Bullgaria. Për Malindin skuadra e Sllavias së Sofjes ka kërkuar edhe një shumë prej 10 mijë eurosh për të lëshuar përfundimisht kartonin e futbollistit. Ndërsa për Bicajn ky problem nuk ekziston përderisa ish-skuadra e tij, Bellastica Petriç, e rënë nga kategoria sezonin e fundit, ka falimentuar duke u shkrirë fare si skuadër. Të gjithë futbollistët janë konsideruar të lirë, por edhe për Bicajn pritet që dokumentacioni të mbërrijë nga Federata Bullgare e Futbollit. Deri në atë moment lojtarët nuk mund të luajnë për Tiranën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›