"Plasin" premiot në Kavajë e Ersekë
Një fitore kundër Shkumbinit kurrsesi nuk mund të lihej pa u shpërblyer nga ana e presidentit, Nexhat Bizhdili. Për këtë, njëshi kavajas ka premtuar se do t'u japë premio të tijve për triumfin në transfertën e vështirë peqinase. Ende nuk dihet shuma e saktë, por një gjë është e sigurt se ajo do të jetë tepër e majme dhe shpërndarja e tyre pritet që të bëhet gjatë kësaj jave. Ndërsa presidenti i Gramozit Mustafa Taçi nuk ka pritur javën tjetër për t’u dhënë premiot futbollistëve të vet për barazimin në Laç ndaj vendasve. Madje, pasi ka falënderuar skuadrën dhe stafin teknik, dje ai u ka shpërndarë paratë çdo futbollisti për pikën e marrë në Laç.