E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malko: Lushnja e ka të qartë çduhet të bëjë në Burrel

Nga Julian Kasapi

Lushnjarët e kanë kaluar natën e mbrëmshme në Burrel, ku janë sistemuar dje pasdite, me qëllimin për të qenë sa më të freskët për takimin e me ekipin vendës. Kjo transfertë është cilësuar e rëndësishme për ecurinë e verdhejeshilëve në luftën e tyre drejt kreut të klasifikimit. Skuadra, nën drejtimin e trajnerit Malko, është nisur në mesditë drejt Burrelit, pasi ka realizuar një seancë stërvitore paradite.

Ka qenë më shumë një mbajtje në tonus e futbollistëve sesa një stërvitje e mirëfilltë në stadiumin Roza Haxhiu. Skuadra kundërshtare ka marrë gjithë vëmendjen e verdhejeshilëve prej kohësh. Sekretari i klubit, Judmir Shurdhi, së bashku me të tjerë funksionarë, është nisur më herët për të siguruar hotelin në Burrel, por edhe ka tërhequr uniformat e reja. Kjo ndeshje do të luhet me fanellat e reja për lushnjarët, dhuratë nga një donator.
Numri një i stolit lushnjar, Saimir Malko, para nisjes është shprehur:  “Skuadra udhëton me synim të qartë për në Burrel. Do të japim më të mirën në fushë, edhe pse kundërshtari është një skuadër me vlera, sidomos në fushën e tij. Jemi përgatitur dhe kam besim te djemtë për një fitore të mundshme. Nga ana tjetër, tifozët, që kanë nisur të shtohen në Roza Haxhiu pas ngjitjes së skuadrës në ndeshjet e fundit, mendohet se do të jenë të paktë në Burrel, për shkak të largësisë së madhe nga Lushnja.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›