E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mehmedi, drejt Palermos

Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi është objektiv i klubit nga Serie A, Palermo.

Presidenti i klubit sicilian, Maurizio Zamparini, ka thënë se skuadra do të përforcohet me sulmues të rinj gjatë afatit kalimtar të janarit dhe mediet italiane kanë raportuar të premten se njëri prej tyre mund të jetë Mehmedi, anëtar i Zurichut dhe i Kombëtares zvicerane.

20 vjeçari nga Gostivari është dalluar me paraqitje të mira në Kampionatin evropian për U-21 këtë vit, ndërsa së fundmi është inkuadruar edhe në skuadrën seniore të helvetikëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›