E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mall për Myzeqenë në poezinë e Nikollaq Çunit

 

Mall për vendlindjen, Myzeqenë, për bashkëfshatarët, njerëzit e afërt.. Kjo është fryma që përshkon vëllimin me poezi të poetit Nikollaq Çuni, "Mall". Toka, një lis, një bli, puthja e nënës, thinjat e bardha dhe rrudhat e ballit, ikona mbi oxhak, një qiri i ndezur, zënë vend mes vargjeve të Nikollaq Çunit, për të cilin kjo nuk është sprova e parë poetike. I lidhur ngushtë me fshatin e lindjes, poeti ia kushton këtë vëllimth shkollës së Libofshës në 100-vjetorin e saj. Edhe pse vargjet thurur për Myzeqenë janë të shumta, poeti kthen kokën pas edhe në kujtimet e jetës së tij si ushtarak, pra ndalet edhe në momente të ndryshme të jetës familjare e shoqërore. Të tjerë libra të botuar janë "Çunallarët" dhe "Në të zëntë lemza".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›