Itali, miliona në protesta kundër reformës në arsim
Protestat në Romë kundër ligjit për arsimin vazhdojnë, ndërsa qeveria ka marrë masa se kush bllokon duke abuzuar institucionet shkollore dhe pengon të tjerët të studiojnë do të denoncohet. Deklaratën e bëri ministri i Brendshëm italian, RobertoMaroni. "Deri tani fenomeni i pushtimit të shkollave hyn në manifestimet fiziologjike të kundërshtimit", tha Maroni mbi protestat, duke shtuar se "vazhdimësia didaktike do të garantohet". Sipas tij, numri i manifestuesve kundër ligjit të shkollave, që ka arritur dje një milion është i ekzagjeruar. "I kemi monitoruar protestat dhe kemi parë se në Romë kanë protestuar mbi një milion manifestues", tha Maroni. Ndërkohë kryeministri Silvio Berluskoni e ka vlerësuar si skandaloze aftësinë e opozitës për të gënjyer mbi gjërat me sens pozitiv. "Edhe sot është shfaqur kapaciteti skandaloz i së majtës për të gënjyer për gjërat me sens pozitiv. Rikthehet aftësia e tyre për të mbrojtur gjëra që nuk janë të vërteta", tha ai. Deklarata erdhi pas një parade të gjatë protestuesish në Romë, të cilët ishin në mbi një milion kundër reformës së ministres Gelmini. Protesta ka pasur në të gjithë Italinë, nga Bolzano në Palermo. Ndërkohë të arrestuarit nga studentët në protestën e një dite më parë janë lënë të lirë.